Në padinë e SPAK, vlerësimi i klubit ‘Partizani’, 15 vjet pas prishjes,...

Në padinë e SPAK, vlerësimi i klubit ‘Partizani’, 15 vjet pas prishjes, sipas çmimeve të 2020, reagon ashpër Malltezi, publikon videot e kohës

102
0
Shares

Në lidhje me vlerësimin e SPAK për vlerën e ish klubit Partizani në kohën e privatizimit ka reaguar ashpër Jamarbër Malltezi, i akuzuar për korrupsion pasiv. Ai ka publikuar pamjet e ish klubit në kohën e privatizimit në 2008. Ndërkohë besohet se ekspetët e SPAK e vlerësuan atë me çmimet e viteve të fundit. Në dosje mungojnë referencat zyrtare të hartës së çmimeve në atë periudhë dhe si ka dalë shifra e SPAK.

REAGIMI I MALLTEZIT/  Kjo ishte gjendja e shumicës së objekteve në ish-Klubin Partizani në 2008.

 

Këto objekte të degraduara dhe të uzurpuara (falë rryshfeteve që merrnin zyrtarët që duhej të ruanin pronën) u vlerësuan të paguheshin asokohe jo pak por mbi 800,000 euro që paguan pronarët fisnikë! 15 vjet ka që janë prishur, POR në 2024 prokurorët politikë të Edi Ramës në #spak caktuan patronazhistë që të vleresojnë se sa duhej paguar për këto objekte pa tavane. Pa i parë kurrë asnjë objekt për të vlerësuar përdorin imagjinatën që të thonë sa ju duhej prokurorëve politikë, pra rreth 600 euro/m2 ose 3-fishin e vlerës që vendoste Endi i Banesave për objektet e reja 🙂 Këto janë palacot e fëmijeve tanë. Në këto objekte të rrënuara ishin 42 familje informale, ndaj dhe ne Fisnikët e Tiranës nuk nxorrëm asnjë në rrugë (siç i nxjerr me dhunë Edi Rama) por ju siguruam të gjithëve strehim sipas standardeve më të larta të Bankës Botërore. PRA pronarët legjitimë (1) pasi u vërdallosën 1995-2007 për të kthyer pronën, (2) u vërdallosën mbi 2 vjet të tjera për të privatizuar objektet mbi tokën e tyre, (3) u detyruan të paguajnë 800,000 euro për këto objekte të rrënuara dhe me 42 familje informale brenda, (4) zgjidhen me mirëkuptim strehimin e 42 familjeve, (5) zhvilluan pronëm me dashuri jo me kulla që bllokojnë diellin (6) krijuan Parkun urban më të madh në Tiranë me mbi 2000 pemë, (7) ndërtuan dhe dhuruan kopshtin/çerdhen më të mirë në Tiranë, (8) siguruan faltoren për besimtarët, (9) ofruan edhe disa vepra arti për të nderuar pronarët dhe banoret. KRAHASOJENI ju lutem gjithë këte situate me Olsi Ramen që bëhet pronar i 37,000m2 tokë me 1 copë letër VKM të firmosur për 2 minuta nga i vëllai apo Carlo Bolinon që përlan për 1 euro 4200 m2 tokë dhe ndërtesë 2 katëshe të caktuar për gjimnaz. Pasi të krahasoni këto gjëra do gjeni tek fëlliqësira e prokurorëve politikë fytyrat e Edit, Soros, Yurit e tualetit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY