“Pyetni Fatmir Xhafën se ju jep ai përgjigje ku shkuan taksat që...

“Pyetni Fatmir Xhafën se ju jep ai përgjigje ku shkuan taksat që i paguam Erion Veliajt”

84
0
Shares

Opozita zhvilloi sot protestën e 25 para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e tij dhe nxitur SPAK të thellojë hetimet ndaj tij.

Kordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi tha se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me kryehajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Personi ku është shembur ish godina e Policisë Bashkiake, ka ndërtuar kulla në Tiranë. Ky person pretendon se ka mbyllur dosjen me SPAK, është e vërtet apo jo? Nestor Muhametllari dhe Veliaj, janë me foto duke inspektuar hotelin në Durrës 50 mln euro, ku është fotoja e dokumentet, dilni e jepni përgjigje qytetarëve?!

Në raportin e KLSH të 2019, evidentohen taksa e 3%, jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para, pyetni Fatmir Xhafajn se u jep ai përgjigje. Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë. Detyra e vetme që ka marrë Veliaj nga Rama, ka qenë pastrimi i qytetit, se është kthyer në nevojtore që bie erë. Si mundtë të vjedhë Tiranën e qëndron ende në krye të bashkisë? Si ka mundësi që lideri i opozitës, Sali Berisha pa asnjë shans për të ndërhyrë ne hetime, mbahet në arrest, ndërsa Veliaj që vjedh e ndërhyn në hetime nuk arrestohet?

Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vijojmë protestën e qëndresën. Ky hajdut do të largohet një orë e më parë. Tentativat e tij për të mbyllur protestën do dështojnë, me përgjigjen më shembullore nga ana e PD. Në protestë permanente, derisa Dumani, Braho e Prençi që s’kanë para një intelektual por një hajdut xhepash si Veliaj, deri sa ta arrestojnë. Ka hyrë  në rekordet Guines, është shndërruar në manual vjedhjesh. 5D e paprecedentë, rast unikal në botë. I vetmi kryetari i bashkisë që ka futur bashkëpunëtorët në burg dhe ato të mbetur jashtë do t’i dërgojë në burg. S’tërhiqemi pa dalë para drejtësisë ky mbeturinë që është në krye të Bashkisë së Tiranës.

Do vazhdojmë protestat kundër vjedhjeve që I bëhet këtij qyteti. I njëjti Veliaj që ndërkombëtarët ia shisnin studentëve si model suksesi, turp për ju dhe misionin që keni për të shërbyer në këtë vend. Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës, për ato eurot që na vidhen çdo ditë, i vidhet çdo qytetari,” tha Këlliçi.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti tha se sot qytetarët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë.

“Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.

Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave,” tha Teliti.

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se duhet përshkallëzim pasi ata janë në protestë për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat.

Jemi në këtë protestë me një zhvillim të ri Lideri i PD nga struktura  kriminale e SPAK na qenka marrë i pandehur, ndërsa ky hajdut që vjedh 80 mijë euro në ditë shijon lirinë dhe paratë që vjedh çdo ditë. Ky po shijon 50 milionë euro që grabiti nga taska për shkollat që nuk i ndërtoi kurrë. Policia duhet të arrestoi Veliajn dhe jo të vijë me skafanta dhe të përpallet ,me popullin pasi ne nuk kemi synim të përplasemi sepse nëse duam e fshijmë  këtë godinë”, tha Blushi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY