Apeli i Posaçëm vendosi sot të mos ndryshojë masat e sigurisë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndërit të tij, Jamarbër Malltezin duke i lënë të dy në arrest shtëpie.
Sot ata kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë. Sipas avokatit Genc Gjokutaj kjo është një marrëveshje e hapur mes SPAK dhe Gjykatës.
“Kjo është një marrëveshje e hapur mes SPAK dhe Gjykatës, që as ti nuk e bën kërkesën dhe as unë nuk respektoj detyrimin që kam ndaj ligjit. Vetë gjykata që ka vendosur masat nuk është e interesuar tani në fund që të shikojë se si kanë vijuar hetimet, sepse nuk kanë përfunduar hetimet,” deklaroi Gjokutaj për gazetarët pas vendimit të Apelit.
DETAJET NGA GJYKATA/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 13.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 182 akti, datë 04.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, në lëndë të masave të sigurimit personal dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/