Kanë dalë pamjet e dorëzimit në drejtorinë e policisë në Tiranë të ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen ‘Revanshi’.
“Eshtë është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës gjatë vitit 2020. Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Gjokën, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/