Berisha lë SPAK-un. Komunikohet akuza për korrupsion pasiv, Berisha: Akuzë politike, nuk...

Berisha lë SPAK-un. Komunikohet akuza për korrupsion pasiv, Berisha: Akuzë politike, nuk kishin asnjë provë

233
0
Shares

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka lënë ambientet e brendshme të SPAK pas afro 25 minutave me me prokurorët.

Ata i kanë komunikuar akuzën për korrupsion pasiv, ndërkohë që nuk është mësuar në lidhje me nivelin e masës shtrënguese pas kësaj, për të kaluar Berishën në gjendje të lirë në pritje të gjykimit.

“Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël”, tha Berisha sapo doli nga SPAK.

Në dalje nga SPAK, Berisha deklaroi se vizitova pjesën muzeale të SKAP-it ku gjendej ora katërqind e gjatëmijë me diamante dhurata e Edi Ramës, gjindej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror, gjendej Ymer Lala që po i jepte 1-milionë euro Dumanit për pyetjen që s’ia bëri.

Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.

Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.

Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar.

Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës.

Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën.

Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit.

Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”, tha Berisha. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY