Rama tregon strukturën e listës së deputetëve të PS në 2025, kush...

Rama tregon strukturën e listës së deputetëve të PS në 2025, kush hyn në listën e mbyllur. Sulmon kordinatorët e PD

213
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tregoi se kush do të jetë në listën e mbyllur të deputetëve duke lajmëruar një ndryshim drastik në strukturën e PS pas zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ai tha se vetëm Sekretari i Përgjithshëm e ndonjë me detyrë specifike do të jetë në vende të sigurta.

“Sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familje nga ky stacion ku do përmbyllim proceset  e brendshme zgjedhore duke ngarkuar edhe ekipin e ri drejtues, do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 qeverisë të PS. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese PS2030 për Shqipërinë 2030. Pjesëtarë duhet të jetë 187. 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur për garën në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar dhe drejtuesit e qarqeve, të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët, ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre të cilët do kenë detyra specifike, si për shembull Sekretari i Përgjithshëm, në kushtet kur do jetë edhe hera e parë në zgjedhje e shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm 1 mandat dhe të rinj e të reja që do fitojnë vendin në atë listë duke spikatur nga sot deri në shkurt”.

Në vijim Kryeministri sulmoi ekipin e ri drejtues në qarqe të PD duke i konsideruar ata humbës kronikë.

“Fund e krye humbësa kronikë, njëri më i rraspakpitur se tjetri, të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtar Lulin e shkretë dhe tani do vulosin fitoren në penxheren e katit të 8. Dhe pastaj thonë nuk fitohet kundër diktarurës, Edi Ramës dhe PS. Ambicia për ta përmirësuar rezultatin, përgatitjen e nisura shumë herë për zgjedhjet e ardhshme me ripërtëritjen e organizatave na janë kthyer në fitore. Ne kemi fituar si askush tjetër më parë dhe si asnjë parti tjetër shqiptare sepse nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS-ja siç është pas një fitoreje por jemi përpjekur të bëjmë gati PS-në që na duhet për fitoren e radhës”.

Edi Rama ndërkaq shpalosi edhe një pjesë të skenarit në zgjedhje ku përmes bandave kriminale e oligarkëve, zyrave të shtetit e patronazhistëve mbyll mu dësinë për zgjedhje të lira.

“Ka vetëm një gjë që është më keq në Shqipëri dhe ajo është Partia Demokratike. Kemi një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketime të opinioneve. Në zgjedhjet e ardhshme, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni shënim. Këtë herë humnera është destinacion i asaj partie, i zgjedhur nga udhëheqësit udhëprerës të saj”, u shpreh Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY