Një person u plagos me armë zjarri këtë pasdite në fshatin Golem Shkodrës.
“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi Mario Kroni, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Kola, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit”, deklaroi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. a.b




