Emër për emër/ Berisha vlerëson 12 drejtuesit e PD: Asnjë krahasim me...

Emër për emër/ Berisha vlerëson 12 drejtuesit e PD: Asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës

96
0
Shares

Kreu i PD, Salo Berisha vlerëson 12 drejtuesit e PD në qarqe vetëm pak orë pasi ata u sulmuan nga Edi Rama duke u konsideruar humbës kronikë.

Asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës, tha Berisha në një takim online me kordinatorët e PD në qarqe.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Personalisht, kam besim të plotë tek secili prej jush, dhe unë ju them mbarë demokratëve dhe demokrateve, iu them qytetarëve, që këta drejtues lokalë të caktuar për të udhëhequr qarqet nuk kanë asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës

Unë ju them të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, se këta janë tokësorë me të meta, me dobësira, me mëkate të pamohueshme, por të krahasuar një për një, ju garantoj se ndryshimi midis këtij ansambli, avoketër të interesit publik, dhe ansamblit të kolegëve të SPAK është si dita me natën është jashtë çdolloj krahasimi.

Më thoni ju mua, me çfarë mund të krahasohet Belind Këlliçi. Një njeri i diplomuar në shkllat më të mira, pasardhësi i një familje të shkëlqyer që me guximin e tij, me karakterin e tij, u ka dëshmuar qytetarëve të Tiranës në mënyrën më të fuqishme afera korruptive të qeveritarëve më të mëdha se të gjitha kohërave. Erion Veliajt, stafit të tij famoz të 5 hajdutëve, etj me radhë.

Krahasoni pra, të dashur qytetarë edhe qytetare, të dashur demokratë dhe demokrate, një njeri që pa marrë parasysh çdo gjë del para jush çdo ditë, dhe u çjerr maskën këtyre hajdutëve me këtë bandë që ju vjedh ngamëngjesi gjer në darkë, që ju mashtron nga mëngjesi gjer në darkë, që deklaron se ka mbjellë 1 mln pemë, që ka vendosur modelin 100% të vjedhjes së taksave.

A mund të krahasohet ky përfaqësues i qytetarisë së Tiranës me Spiropalin 5 milionëshe, banore të SPAK-ut, me afera të 5 mln, për vete dhe të shoqin.

Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Lupën, ju bëj thirrje të përdorni lupën dhe të mos mashtroheni nga propaganda e shpifur e Edi Ramës, i cili i mlodhi të gjithë kolegët e Skapit, vetëm për t;ju dhënë imunitet, për t’i thënë mercenar Dumanit nuk mund t’i prekësh, se i kam kalorësit e fushatës.

Imagjinoni qytetarë se si kërkon të përdorë mburojën e Skapit, për t;ju mashtruar përsri ju, për të grabitur votat.

Më thoni pak, a mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit që në të gjithë Eurpën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët.

Edi Rama me këtë ansambël ka fyer dhe psohtëruar çdo qytetar.

Po mund të krahasohet Oerd Bylykbashi me Emirjana Sakon, me mis hajninë, mis papërgjegjësinë, banore e Skapit, me duar të zeza të zhytura në aferën e inceneratorëve, në afera të tjera të Porto Romanos, etj.

Oerd Bylykbashi ka luftuar me vendosmërinë më të madhe korrupsionin, ka kontribuar me kushtrim të madh në ligjet dhe rithemelimin e PD.

Atëherë, kush përfaqëson Durrësin? Gjushi me fustan që është vetë banore Spakut, apo njeriu qytetar, i cili bën nder Durrësit dhe vendit.

Po të ndalemi tek Shkodra, amund të krahasojë njeri në botë Luçiano Boçin me Safet Bajrin? Do thoni ju nuk është Safeti. Po Safeti është paradhomë e Benetit mor. E di gjithëë Shkodra që Safet Bajri është paradhomë e Benetit, dhe Beneti është banor i Skapit.

Si mund të krahasohet një intelektual i shquar, një pedagog universiteti, një drejtues i talentuar me Safet Bajrin dhe Benet Becin, badigard të Safetit.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, e bëj këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama sot ndaj qytetarëve shqiptarë, duke servirur ekipin e krimit para jush.

Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. E kuptni ju, apo?

Qytetarët do thonë që është gjuhë kodi, po po kodi është ua them dhe unë, se unë nuk mbaj gjëra të fshehta. Po më të pru Ulusiun të vjen turpi mor!
Me të rekomandu Ulusiu për udhëheqës politik. Po Arben Ndoka ishte më trim. Po në hije janë vëllazën siamezë me Arben Ndokën. Po, po.

Shkojmë në Fier, Gazment Bardhi, një politikan i talentuar, i ri, i cili me guxim në emër të interesit publik u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama dhe vëllau i tij janë trafikantë të rrezikshëm ordinerë, dhe se Skapi i Edi Ramës mbyll dosjen e Olsi Ramës.

Qytetarë dhe qytetare, po s’u ndamë nga kjo bande kriminale, ne kurrë nuk kemi të ardhme. Por ndarja me këtë bandë kërkon guxim, dhe Gazment Bardhi, ju garantoj se ka përfaqësuar dhe do të përfaqësojë me guxim interesat më të rëndësishme tuajat.

I kam këtu përpara, Ervin Salianji, Arbjan Mazniku. Arbjan Mazniku, kopja në vjedhje e Erion Velisë, është ortaku i Milo Rancit, mafiozit të Venecias. Arbjan Mazniku është i pangopuri, është zëvendësi i Erion veliajt te 5D. Është banor i Skapit të partisë.

Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë?
Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është përpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa.

Dhe sot e kësaj dite persekutohet. Nga kush? Nga mafiozi Xhafa dhe nga Edi Rama. Krahasoni atë. A janë të pakrahasueshëm këta dy persona? Më thoni?

Ivi Kaso, një avokat, një jurist i shkëlqyer dhe një politikan i ri, i kthjellët, i vendosur. Një njeri që kudo që punoi, punoi me nder dhe dinjitet. Nuk të thotë dot kush gjysmë fjalë, çerek fjale. Krahasoni ju këtë me Peleshin.

Të cilin mbiemri shpreh më mirë se çdo gjë tjetër për karakterin e tij. I cili nisi karrierën me vjedhje, me mashtrime, jo në një, por në disa afera të mëdha korruptive.

Merrni pak këto dy figura. Po, po do të bëni krahasimin, unë jam dakord të bëni krahasimin. Po harresa ka çmim.

Flamur Hoxha dhe Pandeli Majko. Çfarë është Pandeli Majko, një kriminel elektoral i faktuar, i dokumentuar, banor i Skapit, me dosje, aferë krimi elektoral 800 mijë euro.

E hoqi ky Çelën, se kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të dy, po dosja aty është me Flamur Hoxhën. Një biznesmen të ndershëm, të guximshëm, i persekutuar në regjimin komunist, i persekutuar nga Edi Rama tani në narkoregjim.

Atëherë, kush i respektoi më shumë qytetarët? Kush respektoi më shumë procesin elektoral? Këta që i çojnë kriminelët elektoralë për të ëprsëritur krimet e tyre, apo ne që zotohemi se do të rikthejmë votën e lirë.

Mirela Kumbaro, simboli i shkatërrimit. Mirela Kumbaro ka të paktën 20 dosje. Në qoftë se ka një neron ministër që shkatërron trashëgiminë kulturore dhe mjedisore është Mirela Kumbaro.

Me kë rivalizon? Me doktor Tritan Shehun. Me një nga personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY