Mbledhja e Asambles së PS, një rast për të mësuar nëse SPAK...

Mbledhja e Asambles së PS, një rast për të mësuar nëse SPAK do të arrestojë ndonjë të rëndësishëm te PS

154
0
Shares

Partia Socialiste do të zhvillojë të dielën në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh në Kongresin e 28 korrikut të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Mbledhja e Asamvlesë merr një rëndësi për shkak të rreshtimit që pritet të ribëhet në kryesi e sekretariat si rrjedhim i rivalitetit mes palëve në PS, aktualisht jo të barasafruar nga Rama.

Kryeministri propozon listën dhe propozimet e Ramës kanë përjashtuar deri tani persona të piketuar për pranga nga SPAK. Nesër mund të mësojmë edhe për lëvizjet e SPAK. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY