Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasada holandeze ndeshet me lobin e Veliajt, kërcënuan aktivistin nga Hollanda. Historia e përplasjes pas ‘pastrimit’ që bën Harabel

07/09/2024
Ambasada holandeze ndeshet me lobin e Veliajt, kërcënuan aktivistin nga Hollanda. Historia e përplasjes pas ‘pastrimit’ që bën Harabel
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike dënon kërcënimin e aktivistit holandez Vincent Van Gerven Oei nga njerëz pranë Erion Veliajt pasi ky i fundit publikoi një investigim në lidhje me pastrimin e parave të projekteve te bashkisë së Tiranës përmes fondacionit Harabel pjes e të cilit është edhe e shoqja e kryetarit të bashkisë.

Aktivisti holandez Gevren Oei ka publikuar mesazhet kërcënuese, që lidhen drejtpërdrejt me artikujt e botuar, dhe që demaskojnë aktivitetin anti-ligjor dhe kundër interesit publik të Veliaj & CO.

Ambasada holandeze ka berë nje note proteste ndaj Shqipërisë dhe ka informuar me email te gjitha ambasadat e akredituara në Tiranë në lidhje me këtë rast.

Anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu i ka shprehur solidaritetin aktivistit hollandez ndërsa konstaton mungesën e qëndrueshnërisë së fondeve të ambasadës holandeze që u dhanë për organizata të krijuar nga Soros e që sot janë kundërshtarët më të mëdhenj të lirisë së fjalës e informimit.

“Çfarë është ironike në këtë rast është se lëvizja Mjaft, që drejtohej nga Veliaj para se t’i bashkohej PS dhe Rilindjes, i ka dhënë miliona euro kësaj organizate, me qëllim demaskimin e “politikës së vjetër”, aktivizmin qytetar dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Sot Erion Veliaj, pasi ka bërë në pushtet qindfshin e atyre milionave, kthehet kundër donatorëve dhe kundër ideve për të cilat i mori ato para.
Me këtë rast u bëjmë thirrje Ambasadve të huaja që të kenë kujdes se kë mbështesin”, tha Balliu në deklaratë.

Van Oei përgjatë vitit 2024 ka kryer një hulumtim të thelluar dhe serioz, duke nxjerrë në dritë skemën kriminale të pastrimit te parave te Erion Veliajt nepermjet bashkeshortes dhe fondacionit “Harabel”.
Harabel” është një fondacion gjasme jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor”. U themelua në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt.
Harabel, menjëherë pas themelimit nisi një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa.
Adresa zyrtare e ‘Harabel’ është në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të Bllokut të Tiranës, në të njëjtin pallat me kompaninë ‘The Partners’ të Ajola Xoxës.
‘Harabel’ lidhet pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt dhe shërbente si një mbulesë që i lejonte Xoxës të bënte si ‘promotore kulturore’ dhe Veliajt të pastronte paratë.
Kjo skemë fakton lidhjen direkte te kryehajdutit te Tiranes me inceneratoret, pasi fondacioni i bashkeshortes ka punuar edhe me kompanitë e inceneratorit.
Ky nuk është kërcënimi i parë i Veliajt ndaj gazetarëve. Në këtë plan ai është recidivist. Kujtojmë kërcënimet kundër gazetareve Ola Xama dhe Beti Njuma, si ndër më të ashprit e më të fundit.
SPAK ka nisur hetimin pasuror per Veliajn pas investigimit te blogerit holandez. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

26/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.