Zbardhet ekzekutimi i Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 në pranga. Zbulohet garazhi...

Zbardhet ekzekutimi i Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 në pranga. Zbulohet garazhi i atentatorëve

130
0
Shares

Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e Elis Rroshkodolit, kryer më datë 30 gusht të këtij viti, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”.

Policia ka vënë në pranga një shtetas i implikuar në këtë rast. Punohet intensivisht për kapjen e 3 bashkautorëve të kësaj vrasjeje, të cilët janë identifikuar tashmë nga Policia.

“U vu në pranga shtetasi Xhulio Malo, 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Malo ka qënë i përfshirë edhe në ngjarjet në Lazarat në 2015 ku u vra një efektiv i RENEA, Ibrahim Basha.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit Elis Rroshkodolit.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shkodrës.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.). a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY