Është arrestuar sot nga forcat speciale Marklen Haka, alias Marklen Aliu i datëlindjes 1991, lindur në Kruje dhe banues ne lagjen e
Hakave, Nikël, Krujë.
Haka është i dyshuar per veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur ne tentative, ne dim të
shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në
gytetin e Tiranes, kryer ne forme te veçantë te bashkëpunimit, atë të
grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te hyer
vrasje”, ne dem te shtetasit Durim Bami, kryer ne forme te veçante
te bashkepunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i
strukturuar kriminal” dhe “Pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armive, armeve shpërthyese dhe municionit”, ne bashkepunim ne formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, ndërkohë që mbante armë zjarri. Bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.
Ndërkaq ka reaguar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
“Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie”, deklaroi Hoxha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/