Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Akuza e fortë e Berishës: Rama kërkon të lirojë Dritan Dajtin! Banda e partisë do eliminonte një politikan të afërt me Ramën

05/09/2024
Akuza e fortë e Berishës: Rama kërkon të lirojë Dritan Dajtin! Banda e partisë do eliminonte një politikan të afërt me Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ka lëshuar këtë mbrëmje disa akuza të forta ku përmendet mes të cilave edhe një plan për vrasjen e një politikani afër Ramës.

Rama kërkon të lirojë Dritan Dajtin, tha Berisha në një kohë që gjykata e Elbasanit mbajti disa seanca gjyqësore pas kërkesës së Dajtit për lirim. Banda e partisë do eliminonte një politikan të afërt me Ramën, tha Berisha pa dhënë shpjegime të tjera të mjaftueshme për të kuptuar diçka më shumë rreth emrit dhe skenarit.

“Një muaj më parë u vendos në qytetin e Durrësit një pllakatë memoriale për katër dëshmorë të kombit, oficerë të shkëlqyer policie që i ekzekutoi miku i Edi Ramës, vrasësi serial Dritan Dajti.
A mund të imagjinoni ju se ajo pllakë përkujtimore që u inaugurua zyrtarisht me praninë e narkopolicëve, u hoq me urdhrin e Dritan Dajtit.
Sepse Edi Rama po bën gjithçka që vrasësin e katër oficerëve të policisë ta nxjerrë nga burgu, ta lirojë për detyrimet që ka ndaj tij.
Të dashur miq, këto janë vetëm maja e ajsbergut e krimeve të këtyre qeveritarëve.
Në dosje ka telefonata që faktojnë se përgatitën vrasjen e një politikani të afërt me Edi Ramën dhe heshtin dhe nuk bëjnë asnjë akuzë, nuk guxojnë, sepse bandat që do e eliminonin janë superbandat e partisë.
Pra, aq sa është e shëmtuar vrasja në klub, në rrugë dhe kudo, më të shëmtuara dhe kriminale janë planet që bëhen nga njerëzit e pushtetit, nga bandat e pushtetit.
Dhe që të gjitha bëhen me dijeninë e Edi Ramës.
Ja pse Taulant Balla megjithëse akuzohet, faktohet se ndërhyri për të liruar vrasësit, terroristët që vunë dinamitin, ndërhyri dhe mori nga stacioni i policisë Rrajën, që kishte torturuar një vajzë, kalon nga një portofol në tjetër, sepse kreu i krimit në Shqipëri është Edi Rama që koordinon bandat.
Sepse është Edi Rama që udhëton sipas dosjeve në Aruba.
Se është Edi Rama që stoliset me orë 500 mijë eurosh”, tha Berisha ndër të tjera. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.