Enver Balla 62 vjeç u gjet sot nga policia 20 ditë pasi i biri e kishte denoncuar zhdukjen e tij edhe pse e dinte se ku ishte.
Policia pas hetimeve dhe vezhgimeve ka gjetur se Balla është vrarë nga i biri dhe më pas ky i fundit e ka hedhur në pus për të fshehur krimin.
Policia e Durrësit dyshon se një krim i rëndë në familje ka ndodhur para rreth tri javëve.
Policia e Durrësit shpërndau më herët një njoftim ku bënte fjalë për zhdukjen e një 62 vjeçari.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E.Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.
Sipas policisë i biri 34 vjeç e qëlluar fillimisht me armë të atin. Pas kësaj e ka hedhur trupin e tij në pus me qëllim për ta fshehur krimin. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/