Qëlloi mbi djalin e nusen e djalit në 2013, sot i dha...

Qëlloi mbi djalin e nusen e djalit në 2013, sot i dha fund jetës në qelitë e Peqinit

339
0
Shares

Engjell Ucaj
Një i dënuar i dha fund jetës sot në burgun e Peqinit ndërsa ishte dënuar për një krim të rëndë brenda familjes.

Engjell Ucaj, 78 vjeç, është gjetur i varur në qelinë e burgut të Peqinit, ku vuante dënimin prej 25 vitesh burg, për një ngjarje të rëndë.

Ucaj vrau të birin dhe bashkëshortes e djalit shtatzënë, më 30 janar të vitit 2013.

Institucioni i vuajtjes së dënimit bën me dije se janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk artiti t’ia dalë.

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë”, njofton IEVP Peqin.

11 vite më parë në lagjen “Sul Paprri” pranë postës u vra ngavi ati, 27-vjeçari Sokol Ucaj dhe gruaja e tij 24-vjeçare, shtetasja italiane Xhulia Poltofieri.

Dyshohet se 27-vjeçari që pas kthimit nga Italia në vitin 2012 ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj babait te tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY