Në ditën e dytë të Forumit GLOBSEC 2024, i cili po mbahet në Pragë, Çeki, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në panelin e diskutimit “E ardhmja e Europës. Çfarë na pret?” së bashku me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, të moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan.
Rama përveçse ka parashtruar idetë e tij në lidhje me integrimin evropian ka treguar në dy raste barcaleta me politikë të jashtme.
Në vijim është diskutimi i Ramës i zbardhur nga zyra e shtypit e Kryeministrit.
BIDEDA/
– Mirëmëngjesi të gjithë! Mirëmëngjesi është kaq mirë të kthehem në GlobeSec dhe jam shumë i kënaqur të jem këtu në sallën Habel për një sesion që quhet “Europa në ngjitje – Mundësitë, rreziqet dhe rruga përpara”. Ka shumë sfida për këtë kontinent. Do të kisha një kënaqësi të jashtëzakonshme tashmë që të bashkohesha me tri udhëheqës europian, të cilët do të flasin për mënyrën se si do të luftohet për të arritur përmbushjen e këtyre sfidave. Atëherë kryeministrja eDanimarkës Mette Frederiksen, Presidenti i Finlandës Alexander Stubb dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.Kryeministra më vjen mirë që jeni me ne. Besoj e njihni këtë sallë. President, kryeministër më vjen shumë mirë që ju shoh si përherë. Faleminderit shumë që u bashkuat me ne në këtë seancë të Europës në ngjitje në Globsec. Le të hyjmë drejte në temë.
Kryeministër Rama, vendi juaj ka qenë i pa lëkundur dhe i qartë në mbështetjen për Ukrainën qysh prej fillimit. Keni shfaqur solidaritet të plotë me vendin. Në fakt Shqipëria dhe Ukraina nënshkruan një traktat miqësie, duke forcuar lidhjet midis dykombeve. Përse është e rëndësishme për ju si kryeministër, si Shqipëri që të jeni krah Ukrainës të palëkundur?
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit! Përpara se t’i përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se çfarë menduat kur më vutë krah këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në atë lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani në panele me 5,6njerëz, ndërkohë që tashmë jam në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndihem shumë i nderuar meqë ra fjala, nuk ka aspak dyshim për këtë. Në një farë mënyre jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Europë. Qartësisht njerëzit kanë mendim shumë të mirë për ju, megjithatë e kuptoj që u ndjetë shumë vetëm dhe në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për të rritur pak temperaturën këtu.
Për t’iu kthyer asaj që thatë. Jo dua ta bëj të qartë për të gjithë, sepse këtu jemi në Pragë dhe më duhet të them që për ne, u rritëm në një vend ku Ëashingtoni, Praga ishin njësoj, nuk mund të vinim. Na thuhej që të dyja anët, të dyja palët, imperializmi amerikan, social-imperializmi sovjetik ishin i njëjti djall. Kështu që duhet të mbeteshim me Stalinin edhe pasi Rusia hoqi dorë nga Stalini. E pësuam në kurriz – që nuk ka asnjë interes, nuk ka as nevojë ta shohësh Rusinë si aleatë a partner të mundshëm tonin për aq kohë sa Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperalizimit, qoftë mënyrë e vjetër apo e re nuk do të zhduket. Kështu që, jemi i vetmi vend në Europë që prej vitit 1990 që nuk ka pasur asnjë vizitë as nga autoritetet e larta tonat në Moskë apo nga autoritetet e larta të Moskës te ne. Për ta përmbyllur më duhet të them që solidariteti ynë me Ukrainën është gjëja më e natyrshme sepse është e paimagjinueshme që në botën tonë, në Europën tonë, në shekullin e 21, çfarëdo mosmarrëveshje, çfarëdo mënyrë e ndryshme e të kuptuarit të fqinjësisë nuk mund të zgjidhet duke dërguar një ushtri. Kjo është tërësisht e papërfytyrueshme!
Në një mënëyrë sidoqoftë dua që të përmend historinë mjaft treguese të himnit rus. Nuk e di nëqoftëse e dini këtë histori, por kur Stalini i kërkoi autorit që e shkroi të shkruante diçka mjaft motivuese sepse Bashkimi Sovjetik duhet të luftonte, autori e bëri. Ndërkohë që, kur Krushov e mori pushtetin i kërkoi të njëjtit autor të ndryshonte tekstin dhe kur Yeltsin erdhi nëpushtet i thotë “shiko nuk jemi më bashkimin Sovjetik, jemi Rusia kështu që do të ndryshosh tekstin”. Është histori e vërtetë.Edhe kur Putini mori pushtetin i kërkoi autorit të ndryshojë tekstin. Po muzika kurrë nuk ndryshoi në Rusi.
-Së pari mendoj që qoftë presidenti Stubb dhe kryeministrja Frederiksen jemi shumë të lumtur që ju jeni me ne.
Kryeministri Edi Rama: Ka edhe një shans për të buzëqeshur edhe kur vjen në këto lloj forumesh.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb: Edi është mjaft modest sepse më lini të them një anekdotë. Një mik i yni në politikën e jashtme dhe në fakt bëhej shaka që ne do të bëhemi pjesë e NATOS përpara Shqipërisë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Tashmë po mësojmë nga Shqipëria si një anëtar i ri i Natos.
Kryeministri Edi Rama: Tani po prek një plagë sepse ka edhe një tjetër gjë të ngjashme për Bashkimin Europian për shembull. Çfarë quhet sot një euro-optimist dhe një euro-pesimit. Euro-optimisti thotë që Turqia do të anëtarësohet në Europë nën Presidencën shqiptare, ndërkohë që euro-pesimiti thotë që Shqipëria do të bëhet anëtare nën Presidencën Turke.
-Natyrisht ju kryeministri Rama keni avokatuar për vendin tuaj për anëtarësimin në BE. Më kujtohet dy vjet më parë ju intervistova për zgjerimin europian dhe zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe thatë diçka shumë të bukur dhe ju citoj shpesh për këtë, që jeni tragjikisht optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi është një çështje madhore. Mund të mos jeni një vend i BE, por jeni një vend europian.
Kryeministri Edi Rama: Së paku, në fakt nuk e vendosin dot në Bruksel. Ne jemi europian!
– Absolutisht po, jeni një vend europian
Kryeministri Edi Rama: Kjo nuk vendoset në Bruksel, së paku. Kjo është e sigurtë. Kam sidoqoftë një qasje paksa ndryshe nga ajo e Aleksandrit për atë që ishte promovuesi më i madh i zgjerimit gjatë dy viteve të fundit. S’ka qenë Emanueli, ka qenë Vladimiri dhe ky është optimizmi tragjik për fat të keq sepse Europës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën që të mos ta merrte më të mirëqenë që Ballkani Perëndimor është aty dhe mjafton t’u thuash: dëgjoni, një ditë horizonti blu do të jetë i juaji por për momentin na duhet të bëjmë disa gjëra të tjera dhe ju duhet të kuptoni që kjo është e bazuar në meritë por a është e bazuar vërtetë në meritë? Nuk jam i sigurtë.
Nga ana tjetër, zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina po, është zgjerim, por Ballkani Perëndimor është këtu, pra nuk është zgjerim, është praktikisht bashkim, praktikisht shërben për të kuptuar se nuk ka kuptim që diçka këtu brenda të shkëputet nga organizmi sepse pastaj mund të bëhet burim infeksioni shumë të madh
Kur vjen fjala për Shqipërinë, ne jemi europian, ne jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Europën dhe nuk pranojmë “Jo” për përgjigje. Ne do të jemi me BE deri në fund, ashtu siç qemë me Stalinin deri në fund. Edhe kur rusët vendosën që të lanin duart me Stalinin, ne ishim prapë me të. Ne do të jemi me BE edhe kur BE të zhduket dhe do të ftojmë të gjithë që ta rinisin nga Shqipëria dhe të rindërtojnë një Bashkim tjetër Europian
Çfarë dua të them është që jemi besnikë. Jo vetëm kaq, por nuk ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndryshojnë mendjen. Por nuk është e njëjta gjë në rajon. Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë dhe përpara sesa të jetë shumë vonë,duhet që disa gjëra t’i bëjmë ndryshe dhe më duhet të them që ka disa gjëra që kanë nisur të bëhen ndryshe, duke nisur nga Plani i Rritjes, i cili është diçka e re në historinë e integrimit sepse për vendet që nuk janë anëtare u jepet shans të nisin të integrohen në tregun e përbashkët, të nisin të integrohen në pjesë të tjera në të gjithë organizmin neurotik të Europes. Kjo është shumë e mirë.
Nga ana tjetër, mund të ndodhë dhe më shpejt sepse le ta themi problemi më i madh në fund të fundit është të bindesh opinionin publik në të gjithë Europën që ne po pranojmë shqiptarët dhe kjo nuk është e lehtë edhe pse do të ishte shkëlqyer për Europën që të kishte Shqipërinë, por ju garantoj që nuk është e lehtë. Është më e lehtë tani, shumë më e lehtë, por nuk nënkuptoj që do vazhdojë të jetë kështu pas 2,3,4 vitesh sepse gjërat mund të ndryshojnë prapë. Është shumë e rëndësishme kësisoj që të krijohen kushtet që sidoqoftë pjesëtarët e Ballkanit Perëndimor te jenë shumë më të integruar edhe politikisht në Europë pa qenë anëtar ende. Për shembull, çfarë kuptimi ka të kemi së bashku mbledhje të ministrave dhe përgjegjës për sigurinë apo politikën e brendshme të Ballkanit, pa pasur pjesë Ballkani Perëndimor.Çfarë kuptimi ka të mos shkëmbehen të njëjtat të dhëna. Kur flasim për krimin e organizuar, për terrorizmin e gjithë këto gjëra, ata e kanë krijuar “Bashkimin e tyre europian” tashmë, punojnë pa piketa, pa veto, pa procese bazuar në merita, pa asgjë, janë shumë të integruar, punojnë në nivel ndërkombëtar, janë shumë të shpejtë, kështu që për t’u përballur me ta, na duhet të kemi të njëjtën ritëm, në të kundërt koha e shkëmbimit të informacionit për zhvillimin e një operacioni mund të jetë shumë e gjatë kur të tjerët kanë vepruar tashmë. Në këtë kuptim besoj se mund të bëhet shumë më tepër.
–Mendoj që koha siç e tha dhe Aleksandri është shumë e favorshme.
Kryeministri Edi Rama: Çfarëdo që të bëjnë ata, ne nuk do të heqim dorë nga dashuria për ta kështu që duhet të jenë të qartë për këtë. Nuk ka asnjë shans. Por Ballkani Perëndimor nuk duhet marrë i mirëqenë. Ky është mendimi im.
–Dhe mendoj që ky mesazh dëgjohet fort e qartë në të gjitha kryeqytetet e Europes…
–Shkurtimisht, Kryeministri Rama vendi juaj ka nënshkruar një marrëveshje emigracioni me Italinë, që do të dërgojë deri në 30 mijë azilkërkues në vendin tuaj për të përpunuar kërkesën e tyrepër azil. Marrëveshja është e para e nënshkruar midis një vendi të BE dhe një vendi jo anëtar. Pse e nënshkruat këtë marrëveshje? Ju keni thënë qartë që doni të ndihmoni Italinë, jeni një mik i mirë, keni qenë miq të mirë. Cili ka qenë motivi primar për Shqipërinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje?
Kryeministri Edi Rama: Së pari sepse nuk i themi dot jo Italisë, shumë e thjeshtë. Nuk i thua dot jo as Giorgias, por nuk i themi dot jo Italisë në asnjë lloj mënyre, për shkak të historisë, për shkak të miqësisë, për shkak të shumë gjërave dhe për shkak të faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija pas ndryshimit të regjimit.
Së dyti, sepse siç e thashë më parë dhe të gjithë ju ratë dakord, jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familjeje të përbashkët europiane. Ky është një problem për të gjithë Europën. Mette solli një shembull që është saktësisht çfarë ndodhi në tryezën e komunitetit të ri politik europian. Ajo e ngriti këtë pyetje dhe përgjigjja nga disa kolegë ishte jo. Në fakt vendi i njërit prej kolegëve, po bëhet famëkeq, saktësisht për këtë gjë, për zonat ku ti nuk mund të ecësh.
Përgjigja sidoqoftë erdhi, jo e bazuar në fakte, por e mbështetur në një lloj këndvështrimi politik.
Ideologjizimi i kësaj çështjeje, përgjigjja e kësaj çështjeje si e djathtë ose e majtë, ngritja e kësaj çështjeje në fushata zgjedhore dhe ndarja e përçarja e shoqërisë për diçka që është racionale e ka çuar problemin e emigracionit në nivelin e luftës kulturore dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë vlerave europiane, parimeve europiane, të gjithë mënyrës së të kuptuarit se ç’ janë myslimanët.
Unë jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, kemi dy fëmijë që janë ortodoksë nga sipërmarrje të përbashkëta të mëparshme dhe më i vogli mund të vendosë të jetë budist, nuk e di, nuk kemi asnjë problem me këtë. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës sesa para saj dhe nuk ka asnjë hebre të regjistruar në Yad Vashem, që të jetë dëbuar nga vendi në kampet e përqëndrimit. Janë dy emra që janë deportuar në kamp dhe nuk ishin hebrenj, por ishim shqiptarë sepse familja që fshihte dy hebrejtë vendosi të dorëzonte dy djemtë e vet dhe të shpëtonte hebrenjtë. Ne jemi besnikë pra, do t’i mbrojmë deri në fund. Kjo do të thotë që në një vend me shumicë myslimane dhe në atë kohë ishte dhe më e madhe, hebrenjtë u shpëtuan nga familje myslimane. Kështu që çfarë është kjo luftë kulturore? Në fakt, kjo nuk ka të bëjë me myslimanët, nuk ka të bëjë me kulturën. Kjo ka të bëjë saktësisht me atë çfarë tha Mette, konceptin shumë të thjeshtë të territorit të qeverisur nga njerëzit e zgjedhur në këtë territory, i cili duhet të garantojë që ata që hyjnë janë 1, 2,3 dhe kush duhet të dalë jashtë, janë 1,2,3,4 . Po kjo gjëja që unë vij, ju vini, të gjithë vijnë, është njësoj si të luash lojën e shumë forcave të tjera, por jo të bësh atë që është e nevojshme për Europën.
Vetëm diçka, sepse është edhe aspekti tjetër i historisë, që unë tashmë besoj që Europa nuk mund të përballet me këtë valë nëqoftëse politikisht nuk duhet të bëjë diçka madhore për t’u bërë edhe më e bashkuar në unionin e vet. Kjo s’ka të bëjë me Danimarkën, me Gjermaninë, me Italinë. Kjo ka të bëjë me të gjithë territorin europian. Europa nuk është më e re, është më e vjetra në glob. Nuk është më aq e pasur sa ka qenë, ka pjesë të rajoneve të Europës ku PBB po ulet. Europianët nuk janë të prirur të bëjnë shumë fëmijë, ndërkohë që të tjerët e bëjnë, duhet krahu i punës, kështu që qartësisht Europa ka nevojë për më shumë emigrantë sa ka sot, por në mënyrë të rregullt. Vetëm mendoni këtë. Tik-tok në Kinë është i shndritshëm, gjithkush që hyn atje duket se jeton në parajsë, ndërsa Tik-Tok në Europë është një ferr, Europa po mbirregullon gjithçka, po mbi-derregullon apo demoralizon median e lirinë e fjalës dhe unë kam shumë, shumë frikë që Europa do të përfundojë në pozitë të tmerrshme, nëqoftëse nuk do të jetë një e të flasë me një zë të vetëm, sepse ne mund dhe duhet ta fitojmë luftën në Ukrainë. Po si e fiton luftën kur njëra palë është angazhuar plotësisht ndërsa palës tjetër i thuhet, ‘’ja po të japim këtë avionin, por duhet të fluturosh deri tek ajo pjesa’’, ndërkohë që të tjerët të japin këtë pushkën, por duhet të qëlloni vetëm në këtë drejtim, të japim këtë e të japim atë, pastaj ju thuhet duhet të luftoni edhe korrupsionin.
– Kryeministër jam i sigurt që ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GlobalSec..
Kryeministri Edi Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që them gjithmonë, nëqoftëse ftoni njerëz nga Ballkani duhet gjithmonë të zgjasni kohën, nëqoftëse doni memo, sillni nordikët, vendosuni pesë minuta, ju japin memon dhe kthehen tek akulli. Ne kur ulemi duam të diskutojmë, të argëtohemi.Sillni çajin, jo jo, sillni kafen turke, e të shohim madje të ardhmen tek filxhani. Jeni gjermanizuar shumë, miku im.
-Nuk mendoj se është shumë e gabuar kjo!
Kryeministri Edi Rama: Të jesh shumë i gjermanizuar nuk është gabim?!
–Jo, nuk mendoj se është gabim. Është koha të flasim për futbollin…mendoj se sa herë është Kryeministri Rama në skenë, kalojmë një kohë mjaft të këndshme. Ësht një kombinim i përsosur i përmbajtjes së fortë dhe argëtimit. Ju falenderoj shumë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/