Berisha: Rama, racist. PD do të mbështesë pa kushte rezistencën e protestuesve...

Berisha: Rama, racist. PD do të mbështesë pa kushte rezistencën e protestuesve të Thumanës

61
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha e cilësoi racist kryeministrin Edi Rama pasi vendosi tarifa në akset rrugore që lidhin veriun e vendit me Tiranën. PD do të mbështesë pa kushte rezistencën e protestuesve të Thumanës

PJESË NFA FJALA E BERISHËS/ Do të përshëndes protestuesit e pamposhtur të Thumanës, të cilët qendrojnë si viganë për të drejtat e 80 mijë banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit, Thumanës të cilët në një akt anti-kushtetues, anti-ligjor të cilët Edi Rama i ndëshkoi me rrugën e re të ndërtuar në tokat e tyre.

Ata po mbrojnë të drejtat, dhe i garantoj se PD do të mbështesë pa kushte qendresën, rezistencën e tyre.

Miqtë e mi, protestuesit guximtarë të revoltuar të Thumanës po protestojnë kundër njërit prej diskriminimeve më raciste, anti-shqiptare që Edi Rama iu bën me taksen e rrugës banorëve më të varfër të Shqipërisë, të Europës, banorëve të katër qarqeve të veriut.

Të vësh taksë për një qytetar që vjen skaj e skaj i vendit, të paguajë 10 apo 15 euro për vajtje-ardhje në Tiranë, në një kohë kur qytetarët e tjerë të Shqipërisë që kanë të ardhura dy herë më të mëdha se ata, i bëjnë një diskriminim çnjerëzor, dhe tregon një urrejtje racisti që Edi Rama e ka të trashëguar nga i ati i tij, xhelati, Kristaq Rama. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY