TIRANË/ Rrahu qenin në oborrin e pallatit, policia e procedon penalisht

TIRANË/ Rrahu qenin në oborrin e pallatit, policia e procedon penalisht

65
0
Shares

Një person u procedua penalisht nga policia pasi rrahu qenin e tij.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një sheshpushim pallati një shtetas kishte keqtrajtuar një kafshë (qen), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në rrugën “Thoma Koxhaj”, u kap në flagrancë direkt pas kryerjes së veprës penale dhe u shoqërua në komisariat shtetasi A. K., 41 vjeç”, njoftoi policia e Tiranës.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë autori i dyshuar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY