Qëlloi për vdekje në Tropojë, vetdorëzohet Sadiku në policinë e Tiranës

Qëlloi për vdekje në Tropojë, vetdorëzohet Sadiku në policinë e Tiranës

269
0
Shares

Saimir Sadiku i akuzuar për vrasjen në Rropojë të një 24 vjeçari pak javë më parë u vetdorëzua sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

“Vihet në pranga shtetasi Sajmir Sadiku, i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë.

Shtetasi Sajmir Sadiku akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital”, njoftoi policia e Tropojës.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY