Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për zhvlerësimin historik të Euros gjatë kësaj vere, duke theksuar se ky fenomen nuk lidhet me faktorët tradicionalë ekonomikë si turizmi apo bujqësia. Sipas Tabakut, raportet e INSTAT-it dhe Ministrisë së Financave tregojnë se i vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, një sektor që po përfiton nga investimet e huaja direkte, të cilat në të shumtën e rasteve kanë shkuar në blerjen e pasurive të patundshme.
Tabaku shprehet se ky zhvillim tregon për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, një fenomen që nuk reflekton interesat e qytetarëve të ndershëm dhe nuk kontribuon në zhvillimin e ekonomisë reale. Ajo thekson se prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po ndëshkohen, pasi zhvlerësimi i Euros i ka bërë produktet shqiptare më të shtrenjta jashtë vendit, duke i dalë kështu jashtë funksioni tregut të brendshëm.
Deputetja kërkon një model ekonomik të ri, që shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet dhe nuk mbështetet vetëm në sektorin e ndërtimit, që sipas saj është bërë qendër e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ajo vë në dukje se ky model i tanishëm nuk sjell asnjë vlerë për qytetarët dhe bizneset e ndershme.
Postimi Tabakut në rrjetet sociale:
Euro ka njohur minimumin historik gjatë kësaj vere. Gjat gjithë verës Euro është këmbyer me nën 100 lekë një euro. Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të euros. Nuk ka lidhje as me turizmin, as me ndonjë sektor tjetër të cilët nuk po reflektojnë atë që duhet të kishin reflektuar të paktën në ekonomi. Përgjigjen na e jep INSTAT dhe Ministria e Financave. I vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, ndërsa nga ana tjetër Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë.
Konfirmojnë që të gjitha investimet e huaja direkte që kanë ardhur në ekonomi dhe kanë shkuar në sektorin e ndërtimit lidhen me blerjen e pasurive të patundshme, që do të thotë që është pastrimi parave. Që do të thotë se është një fenomen që nuk ka lidhje me qytetarët e ndershëm që punojnë, nuk ka lidhje as me turizmin, as me bujqësinë.
Por nga ana tjetër po ndikon dhe po penalizon ato që ndershmërisht punojnë me punën e tyre. Prodhimi sot është duke u penalizuar. Produktet shqiptare të fermës dhe bujqësisë sot janë duke u penalizuar sepse shiten jashtë më shtrenjtë dhe praktikisht ka nxjerrë çdo gjë jashtë funksioni në tregun e brendshëm. Ekonomia shqiptare vetëm si rezultat i kësaj sot mbështetet tek importi dhe produktet e importeve. Ne duhet të sjellim një model ekonomik i cili e shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet ndërkohë kjo që po ndodh është e fokusuar tek pastrimi parave dhe korrupsioni. Asnjë vlerë për qytetarët dhe asnjë vlerë për bizneset e ndershme. e.d
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/