Këlliçi, letër të hapur Fron Nahzit: Rama u përfshi në skandalin e...

Këlliçi, letër të hapur Fron Nahzit: Rama u përfshi në skandalin e inceneratorit, shiko dokumentat që po publikoj

169
0
Shares

Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi nëpërmjet një letre të hapur i është drejtuar autorit të artikullit mbi Inceneratorët Fron Nahzi, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht shoqëruar me dokumente autentike të pakundërshtueshme.

Në letrën e hapur të tij ish-anëtari i Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Belind Këlliçi i cili ishte edhe deputet i Partisë Demokratike në atë periudhë, argumenton pasaktësitë dhe manipulimet e qëllimshme të shkrimit të Z.Nahzi.

Në tre pika Këlliçi fakton se ndryshe nga çfarë thuhet në shkrim, Rama është kreu i aferes së shekullit dhe përgjegjës tjetër kryesor dhe i drejtpërdrejt për Inceneratorin e Tiranës është Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. a.b

LETRA E PLOTË/ Leter e hapur per Z. Fron Nahzi!

Po ju drejtohem me kete leter, si nje reagim ne cilesine e ish Deputetit te Kuvendit te Shqiperise deri 1 vit me pare, si ish anetar i Komisionit Hetimor Parlamentar per aferen e Inceneratoreve ne Shqiperi dhe si nje prej denoncuesve permanente te kesaj mega afere korruptive tashme prej 4 vitesh.

Arsyeja perse ju shkruaj eshte per te dhene nje pergjigje publike, ne raport me artikullin e publikuar prej jush pak kohe me pare, me titull: “Nen Ramen, Shqiperia po deshton pothuajse ne cdo aspekt”.

Z. Nahzi ne kete artikull, nder te tjera shkruani ne menyre te habitshme se: “Edi Rama, si kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nënshkroi projektin e inceneratorit, por është distancuar nga skandali, duke thënë se ai ka të bëjë me veprimet e individëve, jo të qeverisë së tij”.

Dhe me poshte artikulli juaj vazhdon: “Nuk ka dalë asnjë provë që mund ta inkriminojë atë (Ramen) për ryshfet ose ta lidhe atë me llogaritë offshore, aq shpesh të përfshira në koncesione dhe projekte ndërtimi”.

Kjo nuk eshte aspak e vertete dhe me lejoni tju sqaroj ne detaje perse e verteta qendron ndryshe, me fakte dhe prova konkrete:

1. Edi Rama si Kryetar i Keshillit Kombetar te Territorit, jo vetem ka nenshkruar projektin e Inceneratorit te Tiranes, per ndertimin e te cilit deri tani jane paguar rreth 132 milione euro dhe inceneratori nuk ekziston, por Edi Rama personalisht si Kryeminister i Republikes se Shqiperise pasi erdhi ne pushtet, shpalli ne kundershtim me Ligjin gjendjen e emergjences mjedisore dhe zevendesoi strategjine e trajtimit te mbetjeve, te bazuar ne depozitim ne landfill, seleksionim dhe riciklim, te hartuar me një financim prej disa milione euro nga BE, me strategjine e re te djegies (incenerimit) te mbetjeve.

2. Ne rastin e inceneratorit te Tiranes, Kryeministri Rama ne kundershtim me çdo Ligj ne fuqi, me date 7.12.2016, firmosi dhenien e bonusit prej 8 perqind te pikeve kompanise Integrated Energy BV sh.p.k per proceduren e konkurimit, per ndertimin e inceneratorit te Tiranes, por qe ne fakt sic eshte bere publike dhe ne Komisionin Hetimor Parlamentar per kete afere dhe ne cdo media vizive apo te shkruar, kjo kompani ne momentin qe Kryeministri Rama firmosi bonusin qe e favorizonte ne proceduren konkuruese, NUK EKZISTONTE.

Edi Rama ka firmosur kete vendim edhe pasi Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin znj. Ermonela Felaj, me shkresen nr. 6490/1, date 15.11.2016 kishte kundershtuar zyrtarisht kete procedure, pasi kompania nuk ishte e regjistruar ne Republiken e Shqiperise sipas legjislacionit ne fuqi, thene thjeshte, kjo kompani nuk ekzistonte dhe nuk ishte e regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit (QKB). Citoj: “Fatkeqesisht, pavaresisht kerkimit disa here qofte me emer shoqerie, qofte me emer aksioneri, nuk kemi mundur te gjejme shoqerine te regjistruar ne QKB. Rekomandojme qe ne relacion te jepet Nipti i kompanise sebashku me disa te dhena te tjera financiare, tip psh. kapitali, ndarja midis ortakeve, administratori, etj., ku te dale qartazi qe kompania e ka kapitalin e nevojshem financiar per nje investim te tille”.

Pervec ketij fakti flagrant, Kryeministri Rama firmosi per dhenien e bonusit prej 8 perqind te pikeve per kete kompani inekzistente edhe pasi Ministri i Drejtesise z. Ylli Manjani, me shkresen nr. 7358/1 Prot., date 15.11.2016, kundershtoi kete projekt vendim te Keshillit te Ministrave, ku sqaronte se dhenia e bonusit per kompanine qe do te ndertonte Inceneratorin e Tiranes, nuk ishte ne tagrin e qeverise! Citoj: “Perfundimisht: Duke mare ne konsiderate gjetjet e mesiperme, propozojme rivleresimin e nismes ne perputhje me percaktimet e legjislacionit ne fuqi per koncensionet/partneritetin publik privat si dhe respektimin e procedures se percaktuar nga ky legjislacion”.

3. Kryeministri Edi Rama, ka miratuar dhenien e fondeve Bashkise Tirane per shpronesimet e tokes mbi te cilen do te ndertohej Inceneratori i Tiranes. Ky Vendim i Keshillit te Ministrave, bie ne kundershtim me vete propozimin e kompanise koncensionare dhe relacionin e percjelle nga ish Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka, ku percaktohej se kjo kosto do te mbulohej nga vete kompania koncensionare.

Perpos te gjithe shkeljeve ligjore te mesiperme dhe kundershtive te Ministrave kryesore te Kabinetit Rama, ku perfshiheshin Ministri i Drejtesise z. Ylli Manjani, Ministrat e Financave z. Shkelqim Cani dhe z. Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlalementin znj. Ermonela Felaj, me date 31.08.2017, u lidh kontrata koncensionare Nr.6021 Rep/Nr.2894 Kol., me fituesin e paracaktuar kompanine Integrated Energy BV SPV, me dy pronare fiktive apo thene ndryshe “presta-nome”, fakt ky tashme i provuar edhe nga Prokuroria e Posacme per Luften Kunder Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

I nderuar z. Nahzi,

Keto fakte flagrante, te cilat jane tashme publike dhe te bazuara ne dokumenta te administruara pjeserisht edhe nga Komisioni Hetimor Parlamentar per Inceneratoret por edhe te depozituara ne Prokurorine e Posacme per Luften Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), tregojne se pergjegjesi kryesor per aferen e Inceneratorit te Tiranes eshte vete Kryeministri Edi Rama.

Pervec Kryeministrit Rama, pergjegjes tjeter kryesor dhe i drejtperdrejte per Inceneratorin e Tiranes eshte Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj, dhe per kete arsye ish Ministri i Financave dhe Zevendes Kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi ne intervisten e tij te fundit, se pergjegjesit kryesore dhe direkte per Inceneratorin e Tiranes jane Edi Rama dhe Erion Veliaj, ky i fundit i konsideruar prej tij edhe si Pronar Faktik i Inceneratorit Tirane, pasi sic eshte bere publike dhe ne dosjen hetimore ndaj tij, Drejtuesi i SPAK z. Altin Dumani shprehet se: “ish Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka refuzuar dy here kerkesen e Kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj per dhenien e ketij koncensioni”, duke specifikuar se financimi i ketij projekti mund te behej me prokurim te drejtperdrejte nga shteti shqiptar, pa patur nevoje per dhenien me koncension te ketij sherbimi per 30 vite nje kompanie private.
8
Te gjitha keto fakte te mesiperme, te shoqeruara me te gjithe dokumentacionin perkates zyrtar dhe me mijra faqe te tjera materiale, komunikime zyrtare dhe private me e-maile apo whatsapp, te dhena bankare dhe prova te tjera konkrete te perfshirjes se Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkise Tirane ne kete afere, ne i kemi depozituar zyrtarisht ne SPAK prej pothuaj 1 viti, por per te amnistuar Kryeminstrin Rama dhe Kryetarin e Bashkise Tirane Veliaj, SPAK keto dokumenta flagrante refuzon ti shohe dhe ti mare ne konsiderate.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka firmosur ne kundershtim me Ligjin “Per koncensionet dhe partneritetin publik/privat”, per negocimin pa shpallje te kontrates koncensionare per ndertimin e Inceneratorit te Elbasanit. Rama dhe Keshilli i Ministrave ka miratuar kete procedure, edhe pasi Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave z. Engjell Agaci, u njoftua zyrtarisht me shkresen nr.12303/1, Prot., date 18.11.2014, nga Drejtori i Agjencise se Prokurimeve Publike z. Eduard Ahmeti, se procedura e perzgjedhur per dhenien e ketij koncensioni negocim pa shpallje eshte e paligjshme, ndaj dhe kjo procedure nuk mund te perdorej pasi nuk ishte ne perputhje me parashikimet ligjore. Citoj: “Sa me siper APP vlereson se percaktimi i Autoritetit Kontraktues dhe procedura perzgjedhese per objektin konkret duhet te behet ne perputhje me parashikimet ligjore”.

Gjithashtu Kryeministri Rama serish ne kundershtim me Ligjin, ka firmosur transferimin e fondit te emergjences te Keshillit te Ministrave ne buxhetin e Ministrise se Mjedisit, per kontraktimin pa gare te Inceneratorit te Elbasanit.

Ky fond perdoret vetem per emergjenca natyrore dhe vetem me firme te Kryeministrit.

I nderuar z. Nahzi,

Gjej rastin t’iu rikujtoj ju apo kujtdo lexuesi te kesaj letre se pervec fakteve te mesiperme, Kryeministri Edi Rama, sic eshte vertetuar nga Gjykata e Washington DC, ka korruptuar dhe ka paguar te pakten 225 mije dollare ish shefin e kunderzbulimit te FBI per New York z. Charles Mc.Gonigal, gjate kohes qe ka qene ne detyre. Per kete arsye ky i fundit eshte denuar me 2,4 vite dhe po vuan denimin ne burg ne SHBA.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama ka dhene pa gare 1,4 milione meter katrore toke publike ne territorin e Portit te Durresit dhe vete portin e Durresit miliarderit arab z. Mohamed Alabbar per ndertimin e Dubai City ne Durres, me 12500 apartamente dhe 5-6 hotele me 5 yje, etj.

Kryeministri Edi Rama, ne nje akt korruptiv me vendim te Keshillit te Ministrave Nr.183, date 9.3.2016, ka dhene me 1 euro direkt pa tender, plot 37000 meter katrore dhe 5160 meter katrore ndertesa per vetem 1 euro, ndermarrjes private qe drejton vellai i tij Olsi Rama. Kjo toke sipas ligjeve te vendit nuk mund ti jepej kompanive private por duhet ti kthehej ish pronareve legjitim, familjeve Deliu dhe Liçi.

Nje akt tjeter madhor korruptiv i kryeministrit eshte edhe kostoja e ndertimit te Tunelit te Llogarase. Ne vitin 2021, pasi u anullua fillimisht heren e pare tenderi i cili u fitua nga nje kompani shqiptare me oferte 140 milione euro, u hap per se dyti gara per tenderin e ndertimit te Tunelit te Llogarase, ku kete rradhe fituese u shpall nje bashkim operatoresh turk me oferte 190 milione euro.

Fitues u shpall bashkimi operatoreve turk fill pas takimit privat ne Turqi me Kryeministrin Rama, e nderkohe tunelin e ndertoi plotesisht kompania shqiptare si nenkontraktore, me po te njejten vlere qe kish fituar tenderin heren e pare, me vleren 140 milione euro.

Se fundmi Edi Rama dhe familjare te tij kane marre si trashegimi ne zonen e Himares me vendim gjykate, rreth 224 mije meter katrore toke duke mos patur asnje dokument kadastral per pronesine e saj, as dhe dokumenta per shpronesimin e saj, gje qe kishte detyruar Agjencine e Trajtimit te Pronave dhe zyrat e kadastrave, te refuzonin njohjen e pronesise se klanit Rama mbi kete toke ne zonen me turistike te bregut shqiptar.

Por SPAK, qe sipas mendimit tim dhe qendrimeve te shumta ne media, eshte nen ndikimin dhe influencen e z. Rama, nuk heton asnje akt apo procedure korruptive te firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, ose per te cilen kryeministri ka dhene porosi apo dhe ka bere fushate te hapur publike.

*Bashkelidhur do te gjeni keto dokumenta:

1. Vendimin e Keshillit te Ministrave me firme te z. Edi Rama, per bonusin 8% per Inceneratorin Tirane
2. Shkresen e z. Erion Veliaj per miratimin e koncensionit 30 vjecar te Inceneratorit Tirane
3. Shkresen e znj. Ermonela Felaj per bonusin 8% per Inceneratorin Tirane
4. Shkresen e z. Ylli Manjani per bonusin 8% per Inceneratorin Tirane
5. Shkresen e z. Eduard Ahmeti per proceduren e Inceneratorit Elbasan

Me respekt,

Belind Kellici

Anetar Kryesie, Partia Demokratike e Shqiperise
ish Deputet i Kuvendit te Shqiperise
ish Anetar i Komisionit Hetimor Parlamentar per Inceneratoret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY