Nga momenti i rrahjes
Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u konfliktuan në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.
Bejo më herët është përfshirë në plagosjen me thikë të një personi, Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit”’.
Po ashtu Bejo ka marrë për disa orë në prill të 2023 biznesmenin e ndërtimit, Gjergji Fela, për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro.
Sherri ndodhi në orët e para të mëngjesit me datë 25.08.2024, me biznesmenin Luciano Koçeku dhe Fatbardh Aliaj, njëri prej të cilëve përfundoi në spital.
Rrahja u filmua dhe më pas u shpërnda bë rrjetet sociale. Të katër personat që qëlluan ishin të pamëshirshëm ndaj një tjetri që e mbështetën në tavolinë dhe më pas i dhanë edhe një shqelm të fortë në fytyrë.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/