Tirana, 1 orë në alarm nga breshëri i paparë. Perëndia pastron kryeqytetin...

Tirana, 1 orë në alarm nga breshëri i paparë. Perëndia pastron kryeqytetin nga zhuli i Veliajt

115
0
Shares

Tirana nuk kishte parë një breshër të tillë si këtë mbrëmje për afro 30 minuta.

Pavarësisht se nuk raportohen dëme asnjë këmbësor nuk ka mundur të bëjë një hap pasi ka nisur breshëri.

Kokrrat e breshërit me një diametër nga 2 deri 3 cm mund të kishin thyer xhamat e makinave nëse do të kishin zënë nga një lartësi e madhe.

Gjethe dhe degë pemësh, lule dhe shpesh perde në ballkonw pallatesh janë hedhur në rrugë nga era dhe breshëri.

Rrugët dhe trotuaret janë bllokuar, megjithatë nuk ka bilanc të keq pas fortunës. Tirana e palarë dhe papastruar prej muajsh nga bashkia e Tiranës dhe 5D iu dorëzua perëndisë për pak higjienë.

Policia dhe bashkia alarmuan që të mos dilet, mos të ndizen makinat se asgjë nuk ju ndihmon nëse nuk ndihmoni veten. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY