Fotaq Zaharia humb jetën në spital, i forti i Vlorës vuante nga...

Fotaq Zaharia humb jetën në spital, i forti i Vlorës vuante nga frymëmarrja

180
0
Shares

Një emër i njohur i krimit në Shqipëri, Fotaq Zaharia ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndërsa vuante dënimin me 25 vjet burg.

Fotaq Zaharia

Përmes një njoftimi, drejtoria e Burgjeve bën me dije se 64-vjeçari ka humbur jetën në orën 01:10 të mëngjesit të sotëm (26 Gusht), në Reanimacionin  e QSUT.

Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai është shtruar edhe më herët në spital, në korrik të po këtij viti.

”I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin  e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes”, njoftoi drejtoria e Burgjeve.

Fotaq Zaharia u prangos në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, në janar të vitit 2007, operacion gjatë të cilit mbeti i plagosur në njërën këmbë pas përplasjes me armë zjarri me efektivët e Policisë së Shtetit. Por gjithashtu, la të plagosur dhe shefin e krimeve në Vlorë në atë kohë, Gentian Musabelliu.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY