Zydi Shehu që vrau pak ditë më parë shokun e dhomës në një azil në Tiranë ka ndërruar jetë, thabë sot burime spitalore cituar nga mediat e Tiranës.
Më 8 gusht Shehu dhunoi për vdekje shokun e dhomës në një azil në Tiranë ndërsa vet ai ishte i sëmurë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital.
Shehu qëlloi shokun e dhomës në azil, Virxhil Vesho, 82 vjeç për arsye banale, për ndarjen e krevateve të gjumit në dhomë.
Zydi Shehu, 78-vjeç, vuante ndërkohë nga demenca por më herët ka kontribuar si një historian dhe në botime dhe publicistikë historike e letrare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/