Dyshime për vdekjen e avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatidë: T’i shkohet...

Dyshime për vdekjen e avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatidë: T’i shkohet hetimit deri ne fund

85
0
Shares

Vdekja në një aksident i avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjezin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë e cila ka kërkuar që këtij hetimi ti shkohet deri ne fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes Policia ka konkluduar për një aksident rrugor. Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtarë i dhomës së avokatisë durrës.

Kreu i Dhomës Prof Doktor Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.

Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY