‘Toka e Ramës në Gjipe nuk ka asnjë dokument kadastral’

‘Toka e Ramës në Gjipe nuk ka asnjë dokument kadastral’

68
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë të PD, pyeti kryeministrin Edi Rama nëse e ka përfshirë në zonën e investimit strategjik të Jalës, 224 mijë metër2 tokë të grabitur nga ai dhe familjarët e tij, sikurse thotë Berisha.

DEKLARATA/,Prej rreth një muaj Edi Gjipea, apo hajduti i Gjipesë hesht si fija e barit për vjedhjen e 224 mijë metër katror tokë, apo për vjedhjen e dytë më të madhe të tokës në 32 vite nga ai dhe klani i tij në Gjirin e Gjipes, në vendin me panoramik dhe me turistik të bregut të Jonit, përfshi këtu kanionin e Gjipes një kryevepër natyrore e supermbrojtur dhe me famë botërore.

Por me heshtjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të shtruar në emër të Partisë Demokratike dhe publikut shqiptar, hajduti Edvin Gjipea pranoj se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroj se ai dhe nëna e tij e ndjerë, nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për të marrë 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipës, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi, pa asnjë dokument apo akt blerje të kësaj toke nga paraardhësit e saj.
Me kodin e tij të mafies omertas, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, dmth nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipes, zonën me panoramike dhe më turistike të vendit, përfshi këtu kanionin e Gjipes, njërin nga 10, sipas disa klasifikimeve, sipas të tjerave njëri nga 20 kanionet më magjepse të planetit.
Prej një muaji, Edi Gjipea i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk ka paraqitur dot hartën për të provuar se 224 mijë metër katror tokë ndodheshin ashtu siç deklaroj ai, diku lart atje në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht, pasi është faktuar nga gazetar investigativë se 13,300 metër katror të kësaj toke, ndodhen ndën rrugën Vlorë-Himarë ndodhe në kanionin e Gjipesë dhe zbresin gjer në buzë uji.
Po kështu Edi Rama heshti si fija e barit dhe nuk guxoi të përgjigjet pyetjeve gozhduese se, pse beniamini i tij Artan Lame i ATP-së dhe kadastra e Vlorës refuzuan në mënyrë të prerë kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes së ish- anëtarit famëzi të byrosë politike Spiro Koleka, sikundër Edi Gjipeja nuk u përgjigj dot pyetjeve se, pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit të këtij vendimi. Pra të gjitha këto, e gjitha kjo heshtje është një barrë e rëndë fajësuese direkt për hajdutin e Gjipesë, Edvin Kristaq Rama.
Hajduti i Gjipes, Edi Gjipea, heshti si fija e barit për pyetjeve lidhur me dërgimin e arkitektit të famshëm Wini Maas nga ai në pronat e grabitura në Gjipe, studimin dhe projektin e arkitektit të mirënjohur për zhvillimin dhe resortin turistik në Gjipe, përfshirë këtu mbi zonën më të supermbrojtur të Kanionit të Gjipes, edhe njëherë kanionit ndër më të bukurit e planetit.
Por Partia Demokratike përsëri në mbrojtje të interesit publik dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metër tokë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të Pllumb Gjokës në Velipojë, sot do të shtrojë edhe disa pyetje te tjera para publikut shqiptar, në mënyrë që hajduti i Gjipes të dalë ashtu siç është, lakuriq para shqiparëve.
Këto pyetje janë konkretisht:
1-A ke shpallur veten Edvin Gjipeja si kryetar i komitetit të investimeve strategjike në ndonjë nga vendimet tua si investitor strategjik në zonën e Jalës.
2- Në rast se keni përfshirë në zonën e investimit strategjike tokën e grabitur nga ti dhe familjarët e tu, atje lart në rripa malesh apo aty poshtë buzë detit dhe Kanionit të Gjipes, a mund të ju thuash ndonjë fjalë shqiptarëve.
3- Ne rast se nuk i keni përfshirë në investimin strategjik të Jalës të 224 mijë metër katror tokë të grabitura në Gjipe, a keni përfshirë ndonjë parcelë prej tyre në këtë zonë.
4-A e kupton ti Edvin Gjipeja, hajduti i Gjipesë se, po grabit një tokë duke përdorur pushtetin e kryeministri për të cilën nuk ke asnjë dokument kadastral, asnjë dokument shpronësimi nga shteti, dhe asnjë dokument zyrtar se gjyshi yt Petro Koleka, e ka blerë atë nga ndonjë person tjetër.
Partia Demokratike dhe publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve asgjësuese të cilat duket se do të kenë fatin e të parave. Por Partia Demokratike deklaron se, do të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur 224 mijë metër katror tokë në Gjirin e Gjipesë, për të mbrojtur njërin nga 10 kanionet më mahnitëse të planetit nga Edi Rama dhe klani i tij grabitqar.
Edi Rama hiq dorë se je kapur në një vjedhje të tmerrshme të madhe. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY