KQZ merr vendimin befasues, rihap kutitë e votimeve në Himarë. Çfarë po...

KQZ merr vendimin befasues, rihap kutitë e votimeve në Himarë. Çfarë po kontrollohet

172
0
Shares

Dy anëtarë të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve ishin të mjaftueshëm për të vendosur hapjen e kutive te materialeve zgjedhore për Bashkinë e Himarës.

Pas këtij vendimi KQZ do të kryejë verifikimin e kopjeve të të gjitha Regjistrave të Posaçëm të 36-QV në Himare, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.

Po ashtu, do të verifikohen edhe kopjet e të gjitha proces-verbaleve apo dokumenteve të tjera të votimit të 36-QV në Himarë, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve të cilëve, pasja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 gusht 2024.

Koalicioni i opozitës këkoi pavlefshmëri zgjedhore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY