Aktivistja e mjedisit nga Tailanda: Ja pse po i kthejmë mbetjet që...

Aktivistja e mjedisit nga Tailanda: Ja pse po i kthejmë mbetjet që erdhën nga Shqipëria

209
0
Shares

Në një intervistë të drejtëpërdrejtë nga Tajlanda  me Skype, për tv Syri, Penchom Saetang, Drejtore Ekzekutive e ‘Thailand Earth’, një prej organizatave e cila dha sinjalin se në Tajlandë po futeshin 800 tonë mbetje tha se tashmë është e konfirmuar se mbetjet kanë origjinë nga Shqipëria, pasi kjo verifikohet nga dokumentet.

“Janë dyshime se jo vetëm këto mbetje të rrezikshme janë në kundërshtim me konventën e Baselit në Tajlandë, gjithsesi ne dyshojmë se është e paligjshme, dhe përpiqemi të kontrollojmë se kush është përgjegjës për importimin e tyre, por deri tani nuk kemi asnjë informacion në lidhje me emrin e kompanisë.

Dhe sa i takon mbetjeve në Tajlandë së fundi kemi marrë informacione nga Departamenti i Doganave që tregojne se nga viti i kaluar deri në fillim të këtij viti ka pasur qindra raste të lëvizjeve të jashtëligjshme të mbetjeve të jashteligjshme dhe në Departamentin e Doganave është listuar dhe është bërë përpjekje të kthehen mbrapsht në vëndin e origjinës. Pra ka pasur qindra raste.

Në kemi folur me Departamentin e Punëve Industriale i cili na ka thënë se në vitin 2022 ka pasur një kërkesë prej një kompanie në Shqipëri e cila donte të eksportonte pluhurin e kuq drejt Tajlandës por kjo kërkesë ishte refuzuar prej autoriteteve tajlandeze, dhe kjo është hera e parë që kam dëgjuar për një kërkesë të tillë për aplikim të një kompanië ne Shqipëri.

Nuk e kemi emrin e kompanisë, por ndoshta Departamenti Industrial e ka emrin.

Janë pluhur i materialeve elektroike ose ne e quajmë pluhuri i kuq, i cili vjen prej furrave të çelikut, pluhuri mban disa lloje metalesh të renda si pluhuri i çelikut dhe kadmiumi. Dhe pluhuri gjithashtu mban nivele të larta të oksideve për shkak të burimit të pluhurit i cili vjen prej shkrirjes së çelikut.

Metalet e rënda mund të shkaktojnë disa sëmunde përshëmbull pluhuri i kuq shkakton disa lloje kanceri dhe semundje që lidhen me helmime të ndryshme.

Pluhuri duhet ruajtur ose mbajtur në magazine, jo jasht sepse kjo lloj mbetje është e rrezikshme dhe mund të shëndrrohet sipas metodave të ndryshme që mund të japin ndikime për shëndetin. Magazinimi i këtyre mbetjeve duhet të jetë në ambjente të brendshme me menaxhim të mirë sa i takon anës mjedisore.

Reciklimi i këtyre lloj mbetjsh shkakton ndotje dhe ndotja është një prej rreziqeve më të mëdha, ndaj uzinat që e përpunojnë janë ata që duhet të bëjnë edhe reciklimin e pluhurit të kuq.

Në fakt në Tajlandë ne tashmë e kemi një problem me menaxhimin e pluhurit të kuq, çdo vit gjenerohen rreth 100 mijë ton pluhur nga fabrikat brenda Tajlandës dhe ky është një problem në vend, ndaj importi i pluhurit të kuq në vëndin tonë është i paligjshëm dhe ka kontrrolle shtetërore strikte të reciklimit të këtij pluhuri.

Ne përpiqemi të bëjmë fushata për daljen e pluhurit prej fabrikave dhe kur vjen puna e importit nga Shqipëria duhen marrë aksione per ta ndaluar këtë import.

Provat që kemi janë prej dokumeneve operative, nisja e mbetjeve nga Shqipëria, pra dokumentet tregojnë se është nisur nga durrësi , në 4 dhe në 9 korrik.’- u shpreh Saetang. syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY