Policia e Shkodrës asgjësoi 2848 bimë cannabisi në zona malore të Shkodrës.
U identifikua dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit. Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1986 bimë të tjera cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 508 bimë cannabisi.
Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 182 bimë cannabisi;
Edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret, 98 bimë cannabisi. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/