EMRI/ Memaliaj, i qëllua për vdekje me sëpatë dhe më pas u...

EMRI/ Memaliaj, i qëllua për vdekje me sëpatë dhe më pas u hodh në një greminë përroi

486
0
Shares

Një person u gjet pa jetë në një përrua në Memaliaj pasi më parë ishte qëlluar për vdekje me thikë.

Rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”, në fshatin Zhapokikë 2, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në një përrua në afërsi të fshatit, shtetasi Faik Ajdini, 72 vjeç.

72-vjeçari Faik Ajdini kishte humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh, por u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në përroi e fshatit Zhapokikë të Memaliajt.

Policia ka konstatuar dy goditje me mjete prerëse në qafë dhe në kokë ku plaga në qafe ka shkaktuar hemorragji çka ka shkaktuar vdekjen.

Terreni shumë i vështirë në përrua ku gjendet trupi i te ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.

Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur. Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY