Pamje nga vendngjarja
Erjon Goxhara është polici që qëlloi sot disa herë në drejtim të Lorenc Kostës në Komunën e Parisit. Vetëm dy plumba prekën Kostën duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe në kofshë.
Goxhara dyshohet se qëlloi mbi Kostën për motive të dobëta. Burime jozyrtare nga policia tjonë se shkak i konfliktit është se Kosta i ka ngacmuar partneren policit.
Goxhara është efektiv i drejtorisë së policisë kufitare. Ai ka qëlluar me armën e punës por ka qënë jashtë shërbimit.
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka biseduar me autorin në lidhje me dorëzimin e tij në polici. Ai tha se pret dorëzimin ndërkohë që policia vijon ta kërkojë atë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/