Një person i vrarë mbrëmë në Ferizaj është i afërm i familjes së Presidentes Osmani por vrasja nuk ka kurrfarë sfondi që lidhet politikisht. Viktima është ndërkohë burri i tezes së autorit të vrasjes.
Në oborrin e një restoranti ku po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra nga një tjetër. Festim Ramadani, polic në Ferizaj, qëlloi me armë drejt Sadri Sadriut, 89-vjeçar, i cili vdiq në vend dhe polici u vetdorëzua në polici.
“Sadriu kishte ardhur për ta martuar nipin dhe u vra nga polici, i cili paguhet që të mbrojë jetën e qytetarëve. Sadriu ishte i afërm i bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (xhaxhai i burrit të presidentes së Kosovës)”, raporton Sinjali, një media online në Kosovë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/