EMRI/ Tropojani esktradohet nga Gjermania. I dënuar nga Apeli i Shkodrës

EMRI/ Tropojani esktradohet nga Gjermania. I dënuar nga Apeli i Shkodrës

266
0
Shares

Një tropojan i dënuar për armëmbajtje pa leje u ekstradua nga Gjermania që të vuajë dënimin në Shqipëri.

”Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri.

Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi:

Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak”, njoftoi Policia e Shtetit.

33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY