Pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria në lidhje me skandalin e Onkologjikut, deputetja e PD, Albana Vokshi ka zgjedhur padinë në SPAK të piramidës shtetërore në shëndetësi.
“PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës”, tha sot në një deklaratë për shtyp Albana Vokshi.
DETAJET/ Kallëzim ndaj:
– Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
– Ilir Beqaj, ish-Ministër i Shëndetësisë
– Ogerta Manastirlliu, ish-Ministre e Shëndetësisë
– Albana Koçiu, Ministre aktuale e Shëndetësisë
– Enkel Joti, ish-drejtor i QSUNT
– Albana Fico,ish-Drejtuese e QSUNT
– Zv.Drejtorë të QSUT, Shefa shërbimesh, çdo person tjetër që nga hetimi do të rezultojë me përgjegjësi penale.
OBJEKTI:
Kallëzim i veprave penale: ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’, ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’.
Në Kallëzim jo vetëm kemi mungesën e barnave, jo vetëm mosfunksionimin e aparaturave, por së bashku me ekspertët e shëndetësisë pranë PD këmi bërë një analizë të thelluar të situatës në shëndetësi fokusuar të problematikat që lidhen me situatën te onkologjiku:
1. POLITIKA E CENTRALIZIMIT TË TË GJITHA SHËRBIMEVE TË SPECIALIZUARA
2. INVESTIMI I ULËT NË SHËNDETËSI
– Investim i ulët në trajtimin e sëmundjeve tumorale:
– Mungesë burimesh njerëzore:
– Mungesë infrastrukture:
– Mungesë medikamentesh të kimioterapisë:
– Mungesë pajisjesh të radioterapisë
3. Problematikat dhe pasojat që sjell anulimi i dhjetëra tenderave për shkak se duan që t’ua japë klientit të radhës
4. Problematika në lidhje me vendosjen dhe lënien për disa vite në një vend jo të izoluar, jashtë një bunkeri, të një pajisje kobalti, i cili duke emetuar rrezatim të rrezikshëm mund të ketë rrezikuar jetën dhe shëndetin e stafit, mjekëve dhe pacientëve
5. Mbetjet spitalore te rrezikshme, të lëna për një periudhë kohore që nga Covid, në një ambient të onkologjiku, të cilat kanë lëshuar gazra, apo substanca të rrezikshme.
Me anë të këtij kallëzimi PD kërkon të bëhet përçues të zërit të atyre qytetarëve që kanë frikë dhe heshtin, zëri i të pamundurve!
Nga ana e SPAK, kërkohet:
Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’, ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’, ‘Shpërdorimi i detyrës’. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/