Denis Meçe, person kontigjent i policisë që më 2014

Denis Meçe, person kontigjent i policisë që më 2014

366
0
Shares

Denis Meçe është kontigjent i policisë që nga viti 2014 në të paktën 5 raste të regjistruara. Personi i akuzuar për vrasjen e Eglantin Progës ndodhet në burg pasi u dorëzua vet pak orë pas vrasjes së Progës nuk e ka për herë të parë vendosjen e prangave.

”Denis Meçe herën e parë u ndalua kur ishte vetëm 19 vjeç pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit.

Ku pasi refuzoi të paguante një faturë të majme u konfliktua me stafin e lokalit dhe ata e denoncuan për “Shkatërrim prone”.

Dy vite më vonë është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020 për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Denis Meçe është me precedent penal të mëparshëm për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, Vepra penale të kryera 2014, 2016, 2020 e 2022”, raportoi sot tv kombëtar top channel.

Meçe ka ofruar një garanci pasurore prej 1 mln lekësh, por është refuzuar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY