Zjarri i madh në Selenicë, digjen sipërfaqe të mëdha ullinjsh e pyjesh,...

Zjarri i madh në Selenicë, digjen sipërfaqe të mëdha ullinjsh e pyjesh, policia e gjen 63 vjeçarin

109
0
Shares

Policia vuri në pranga një 63 vjeçar i cili shkaktoi zjarr rë madh për dy ditë në Selenicë.

Zjarri ndodhi në fshatin Mërtiraj fillimisht për të pastruar barërat në kullotë dhe më pas u dogjën 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri.

”Stacioni i Policisë Selenicë vuri në pranga shtetasin B. H., 63 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.

Ky shtetas, më datë 11.08.2024, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, në fshatin Mërtiraj. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të metejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njoftoi policia e Vlorës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY