Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama replikon për medaljen “e parë”. Debat me cerek të vertetat. Ku gjendet Rama tek ‘zinxhiri i vlerës’

11/08/2024
Rama replikon për medaljen “e parë”. Debat me cerek të vertetat. Ku gjendet Rama tek ‘zinxhiri i vlerës’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministti Edi Rama ka replikuar sot në lidhje me ‘herën e parë’ të medaljeve olimpike duke e lidhur sërish suksesin e djeshëm dhe të sotëm të dy mundësve të huaj të federuar në Shqipëri me investimet e qeverisë së tij në sport. Për këtë ai sjell edhe rastin e dy kualifikimeve në Evropian të kombëtares në futboll.

Rama që qëndron në vijën e finishit në çdo garë për të marrë suksesin por pa shkrepur ‘një plumb’ në ndeshje, fsheh sërish disa fakte që lidhen me ‘value chain’ në sport.

Të thotë Rama se në cilin segment të ‘zinxhirit të vlerës’ ka dhënë kontributin e tij për kapacitetet konkuruese të dy mundësve rusofonë, federuar para pak kohe në Tiranë. Ata erdhën mundës në Federatë, vlerë e shtuar për sportin tonë dhe pa asnjë kosto të qeverisë shqiptare.

E njëjta llogjikë është edhe për kombëtaren shqiptare e cila në fakt në 2016 do të kishte pasur më shumë rezultat nëse korrupsioni i shtrirë kudo në Shqipëri mos të shfaqej edhe tek seleksionimi i djemve të kombëtares. Edhe futbollistët në 90% të tyre ose kanë lindur diku në Evropë, ose janë rritur në Evropë, ose janë stërvitur në Evropë pasi kanë lënë Shqipërinë, ose ndryshe palestrat e Ramës në shkolla.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, palestrat kanë qënë pjesë e shkollave në cdo qytet edhe në kohën e komunizmit. Si me gjithçka tjetër, Rama vetëm i ka lyer duke shërbyer ndërkojë edhe si banak për korrupsionin, shumë lekë, pak punë, por propoganda mbush hendekun.

Pra edhe në rastin e futbollit kontributi i Ramës në ‘zinxhirin e vlerës’ nuk shihet askund.

Ai flet vetëm për atë që duket, medaljen, foton me medalje dhe flamurin shqiptar. Si gjithmonë prezanton dekorin i cili edhe nuk lodh shumë mendjen e shqiptarëve me detaje si këto që përmenda më sipër, duke fshehur pothuajse gjithë të vërtetën e komentuar vetëm çfarë ndodh në vijën e finishit ku ai rrin si skifter. S.Neza

Më poshtë reagimi i plotë i Ramës:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.