POGRADEC/ Meçe e qëlloi Eglin me sende të forta. Vetëm pas hetimit...

POGRADEC/ Meçe e qëlloi Eglin me sende të forta. Vetëm pas hetimit mësohet kush e la pa jetë 42 vjrçarin

407
0
Shares

Një 42-vjeçar u gjet pa jetë një natë më parë në Pogradec. Egli Proga kishte dhënë shpirt në prag të një lokali pasi i godit nga një person ndërkohë që versioni i parë i dhënë nga policia ishte se ai i dehur u rrëzua.

Vetëm hetimi zbuloi se Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushte dhe sende të forta me Denis Dritan Meçe, banues në fshatin Buçimas.

Ky i fundit ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nga këqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Denis Meçe si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë u arrestua pas mesnate nga policia.

Policia e Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.

Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY