FIER/ Konflikti me vjehrrin e djalit nuk është lehtë të mbyllet

FIER/ Konflikti me vjehrrin e djalit nuk është lehtë të mbyllet

174
0
Shares

Një person qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij. Ngjarja ndodhi në Fier pas një seri zënkash mes tyre, ndërsa policia e vuri në pranga krushkun e zemëruar sa më s’ka.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak”, njoftoi policia e Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY