Policia e Tiranës në kërkim të dy vajzave, pas rrahjes së rëndë

Policia e Tiranës në kërkim të dy vajzave, pas rrahjes së rëndë

318
0
Shares

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vajza pasi goditën një tjetër vajzë me shishe duke e lënë me plagë.

Motrat Mariela dhe Antonela Berishaj  akuzohen për dhunën ndaj një vajzë të identifikuar si Klea Prenga.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit nr.1 po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”, njoftoi policia e Tiranës.

Denoncimi u bë nga vetë vajza e dëmtuar rëbdë, Klea. Ajo shkruan në Instagram përvojën e saj të rëndë.

“Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde” shkruan Klea.

Materialet i kaluan Prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY