Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përforcohen akuzat ndaj ministrit Pirro Vengu, PD çon dokumenta të reja në SPAK

05/08/2024
Ministri i ri i Mbrojtjes kallëzohet në SPAK për tenderim 12 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përsëri sot SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu. Shkak për këtë shtesë në kallëzimin e njoftuar më 31 Korrik, janë bërë disa shkelje ligjore që ish drejtori i Portit tëDurrësit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kallëzim shtesë drejtuar SPAK janë evidentuar shkelje të kryera nga shtetasi Pirro Vëngu që përmblidhen si më poshtë: (i) mosrealizim të të ardhurave për shkak të favorizimit të subjekteve private; (ii) shpërblime të pamerituara për punonjësit; (iii) shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara për karburant; (iv) mosarkëtimi të borxheve të praprambetura; (v) shkelje flagrante në procedurat e prokurimit publik; (vi) mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe kontraktore në kontratat për dhënie me qira të ambienteve/trojeve; (vii) favorizim në kundërshtim me ligjin i subjekteve që kryejnë përpunimin e mallrave; dhe (viii) mungesa e kontrollit dhe favorizimi i koncesionarëve që operojnë në Portin e Durrësit.

Konkretisht:

– Nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro, rezulton se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, Pirro Vëngu. Karakteri sistematik dhe i përsëritur i këtyre shkeljeve me efekt tepër negativ për Buxhetin e Shtetit dhe në favor të subjekteve tregtare private, dëshmon për një veprimtari kriminale të organizuar dhe të qëndrueshme të shtetasit Pirro Vëngu, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Portual Durrës.
– Nga auditimi i 72 kontratave për dhënien me qira të ambienteve dhe trojeve të depozitimit, rezulton se për tarifimin e subjekteve nuk respektohet VKM nr. 54, datë 05.02.2024 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”.
– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë që operojnë për kryerjen e përpunimit të mallrave (ngarkim-shkarkim), rezulton se janë favorizuar operatorin ekonomik dhe vënë në vështirësi financiare Portin e Durrësit.
– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë koncesionare, konstatohet se nuk janë kryer investimet sipas parashikimeve kontraktore; ka mangësi në menaxhimin e sistemit për monitorimin e kontratës së konçesionit në terminalin e trageteve, çka ka sjellë ulje të ardhurave për Portin e Durrësit, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin kompanitëkoncesionare.
– Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:
a) dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.
b) efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.
c) të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxhi, por janë përdorur kompanitë stivadore.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.