FOTOT/ Grabitja e taksistit në Durrës, momenti i grabitjes dhe fotot ...

FOTOT/ Grabitja e taksistit në Durrës, momenti i grabitjes dhe fotot e Violës dhe Agronit

678
0
Shares

Droni.al ka siguruar pamje nga momenti i grabitjes së taksisë në Durrës dhe fotot ebdy grabitësve, 29 vjeçares Viola Bodlli dhe 26 vjeçarit Agron Braha.

2 të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi në orët e para të mëngjesit të së dielës grabitën një taksixhi nën kërcënimin e thikës. fotot e çiftit të vënë në pranga dhe pamjet nga vendngjarja.

Ka zgjatur vetëm pak orë aventura e një çifti që nën kërcënimin e një thike, grabitën një taksixhi pak pas mesnate në Durrës. Agron Braha 26 vjeç dhe Viola Bodlli 29 vjeçe, hipën normalisht në taksi rreth orës 01:00 në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në zonën e plazhit. Më pas djali kërcënoi taksistin me armën e ftohtë ndërsa vajza i mori atij nga xhepat xhiron ditore. Mënjëherë sapo u vunë në dijeni blutë e qytetit bregdetar kryen një sërë veprimesh hetimore duke bërë të mundur vetëm pas pak orësh identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes me banim në Durrës dhe Kavajë. Dyshohet se të rnjtë e kanë kryer ngjarjen nën efektin e alkolit osë lëndëve narkotike. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY