Turistët e huaj në Sarandë jo vetëm për pushime por edhe të...

Turistët e huaj në Sarandë jo vetëm për pushime por edhe të vdesin

797
0
Shares

Turistët e huaj në Sarandë nuk bëjnë vetëm pushime por edhe vdesin. Ndërsa hollandezët shkojnë në ekstrem francezët janë më romantikë pasi vetëm rrihen.

“Policia arrestoi shtetasit francezë S. B., 42 vjeç, dhe D. C., 34 vjeçe, bashkëjetues, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta”, njoftoi policia e Sarandës.

Por për një 70 vjeçare hollandeze Butrinti ishte stacioni i fundit i jetës.

“Policia referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 31 korrik 2024, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasja holandeze Y. B., 70 vjeçe, gjatë vizitës së saj në parkun e Butrintit”, njoftoi policia e qytetit.

Për 2 hollandezë të tjerë ishte rezervuar më shumë fat. Ata ranë bashkë me veturën e tyre në liqenin e Butrintit por janë gjallë.

“Policia referoi materiale në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin holandez O. V., pasi më 31 korrik 2024, duke drejtuar automjetin, në rrugën “Vrinë-Butrint”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka rënë në liqenin e Butrintit. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në një njoftim të policisë së Sarandës.

Megjithë këto ngjarje turistët nuk i ndahen Shqipërisë. “CEO i Rinasit”, Edi Rama njoftoi sot se 1.2 milionë udhëtarë që ai u quan turistë mbërritën gjatë korrikut në këtë aeroport. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY