Ndalohen klinikat private për shefat e shërbimeve në spitale publike, qeveria voton...

Ndalohen klinikat private për shefat e shërbimeve në spitale publike, qeveria voton ndalesën

248
0
Shares

Është përfshirë në projekligj ndalimi për mjekët që drejtojnë klinika shtetërore që të kenë klinika private apo ti drejtojnë ato.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se projekti kaloi sot në qeveri dhe pritet që sesionin tjetër të Kuvendit të miratohet.

Përgjigja e ministres:

Pyetje: Znj.Ministre, për ta bërë më të qartë pasi ju thatë që mjekët do të punojnë me një orar të përcaktuar dhe do të bëhet transparent dhe në privat. Po për shefat e shërbimeve do të lejohet që të punojnë në sektorin privat?

Shumë faleminderit për pyetjen.

Në fakt edhe ky është një ndryshim i parashikuar në ndryshimet ligjore të cilat ne miratuam sot. Ka edhe një rregullim edhe të kësaj pike dhe ka të bëjë pikërisht me faktin që drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe ti drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY