Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të...

Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

209
0
Shares

Elisa Spiropali zgjodh Kryetarja e re e Kuvendit nën protestën e opozitës dhe me një votim të dyshimtë elektronik në vend të votimit me letër dhe kuti.

Seanca plenare zgjodhi me 75 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim znj. Elisa Spiropali, si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e saj të rastit, znj.Spiropali vlerësoi kontributin e paraardhëses znj.Lindita Nikolla dhe shprehu bashkëpunimin e saj me opozitën për të bërë më të mirën për jetën parlamentare, ndërtimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Edhe pse opozita po protestonte në Parlament ajo premtoi njëfarë ‘hermafrodizmi’ politik duke theksuar se do të ishte në krahun e djathtë të së djathtës dhe në krahun e majtë të së majtës.

SI U VOTUAN NINISTRAT/ Seanca plenare e sotshme miratoi projektvendimet:
– për miratimin e dekretit për shkarkimin e znj.Elisa Spiropalit nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 79 vota pro, 2 abstenim dhe 3 kundër;
-për miratimin e dekretit për shkarkimin e z.Ervin Metes nga detyra e ministrit të Financave me 78 vota pro, 2 abstenim dhe 5 kundër;
-për miratimin e dekretit për shkarkimin e z.Niko Peleshi nga detyra e ministrit të Mbrojtjes me 78 vota pro, dy abstenim dhe 0 kundër;
-për miratimin e dekretit për shkarkimin e z.Taulant Ballës nga detyra e ministrit të Brendshëm me 84 vota pro, dy kundër dhe 0 abstenim;
-për miratimin e dekretit për emërimin e z.Petrit Malaj si ministër i Financave me 77 vota pro, dy abstenim dhe 14 kundër;
-për miratimin e dekretit për emërimin e z.Pirro Vëngu si ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro, dy abstenim dhe 13 kundër;
-për miratimin e dekretit për emërimin e z.Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm me 76 vota pro, 2 abstenim dhe 11 kundër;
-për miratimin e dekretit për emërimin e z.Taulant Balla, si ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro, 9 kundër dhe 0 abstenim.
-për zgjedhjen e z.Bledar Çuçi, si nënkryetar të Kuvendit me 77 vota pro, 1 abstenim dhe 9 kundër. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY