6 momentet më të forta të intervistës së Arben Ahmetaj. Ish zëvëndëskryeministri,...

6 momentet më të forta të intervistës së Arben Ahmetaj. Ish zëvëndëskryeministri, ferri i qeverisë

755
0
Shares

Ish zëvëndëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj  ka dhënë mbrëmë një intervistë me gazetarin Cim Peka në ‘Cim Peka live”, e dyta që kur u largua në mënyrë klandestinë ng Shqipëria. Ai ka prekur disa nga temat më të përfolura në Shqipëri ndërkohë që ka premtuar edhe një intervistë të tretë. Më poshtë janë moimentet më kryesore të intervistës ku ka detaje të reja dhe surpriza në lidhje me vjedhjet e mëdha që u janë bërë shqiptarëve nga qeveritarët që nga vitit 2013 e deri sot.

INCENERATORI I TIRANËS, PRONARËT

Ish zëvëndëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj tha mbrëmë në një intervistë me gazetarin Cim Peka në ‘Cim Peka live” se afera e inceneratorit përfshin plotësisht Kryeministrin edi Rama dhe kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj.

Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë si ministër, është shprehuar ai. I pyetur nga moderatori Peka se kush në të vërtetë e ka bërë inceneratorin e Tiranës mes Mërtirit, Zotos dhe Edi Ramës e Erion Veliaj, Ahmetaj është shprehur, “Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

“Unë kam kërkuar ndjekjen e parave, këto ndjekin kunatën e Eriolës nga pas”, tha Ahmetaj duke patur parasysh hetimet ndaj bashkëjetueses së tij ndërsa shtoi se Mërtiri dhe Zoto janë të përdorur.

“Çfarë Mireli, ai është viktimë. Një djalë dikur punëtor, këta e kanë përdorur dhe e kanë eliminuar dhe syrgjynosur. Mos e zini më Mirel Mërtirin, e gjithë historia është një zhvillim i teorisë së konspiracionit se Mërtiri dhe Zoto janë kokat. Kush e ka bërë Tiranën? Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj”, ka deklaruar Ahmetaj.

Numri 2 i qeverisë së Edi Ramës ka treguar në intervistën e tij shifra marramëndëse sipas tij që Erjon Veliaj dhe Belinda Balluku kanë vjedhur. Ai ka shtuar se mes tyre ka konflikt por Veliaj ka kërcënuar jo drejtëpërdrejtë Edi Ramën, por sërisht ai mbetet i preferuari i tij, dhe Edi Rama e mbron.

Pjesë nga intervista:

TENDERAT

Arben Ahmetaj: I kam shifrat, se i kam në kompjuter, se mi sjellin vetë njerëzit e tyre. Erion Veliaj diku tek 5-6 miliardë euro. Pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia diku te 2-3 miliardë euro. Arben Ahmetaj në të gjitha pozicionet që ka pasur, zero lek. Katër shembuj. Altin Dumani, pasi i tregohem si target sulet dhe refuzon të hyjë tek inceneratori i Tiranës, ku gjakderdhja është tmerr. Tani, të të them një gjë. Imagjinoje sikur unë për një sekondë, të solla katër shembuj. Prezumimi i pafajësisë është prezumim, po të solla katër shembuj, për statistikë. Belinda Balluku që nga 2019 me të gjitha institucionet e varësisë, gati 10 miliardë euro. Erion Veliaj diku mes 5-6 miliardë, pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia diku te tre. Unë zero. Pra unë nuk qekam tek thembra e Akilit.

Peka: Në jetën tuaj si zyrtar, ju keni zero vlerë të tenderuar. Belinda Balluku 10 miliardë euro tender, Veliaj 6, Shëndetësia 3. Ndërsa Rama ka thënë se, thembra e Akilit në korrupsion janë tenderat. Ju zero tendera, këta nuk hetohen.

Ahmetaj: Unë po të isha, thotë, po të isha prokurori dhe gjykatësi, unë do ta çoja këtë në të s’ëmës. Mua do më çonte në të s’ëmës. Shiko, se të gjithë teorinë e konspiracionit e ngre mbi këto dy shtylla. Është e qëllimshme teoria e konspiracionit që të varrosë të vërtetën. Shiko se ky e ka njohur Mirel Mërtirin. Po e kam njohur, pse nuk fole ti me mua për Elbasanin, por kërkove 17 vendime të vijnë për një sekondë, e bëre me prokurim të drejtpërdrejtë dhe me demek bëre fajtor atë që nuk është fajtor dhe është në burg. Ku e gjete këtë njohje. Po tek Tirana, pse e bëre ti. Unë kisha refuzuar, unë që e njihja. Dhe tjetra pastaj, që ky prishi unitetin e PS. E ke parë si po hahen tani, janë gati të vriten me njëri-tjetrin. Pas ikjes time, që unë prishja unitetin, duhej që uniteti aty të ishte spektakolar.

Peka: A janë gati realisht të përplasen?

Ahmetaj: Janë gati të hanë kokat e njëri-tjetrit. Unë i shoh,  unë e di se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kush çon dokumente për kë. Nuk kam unë të kem dërguar dokumente. Njërën e kam dashtur si motrën time, tjetrin e kam dashtur si ta kisha vëlla të madh. Më kanë nxjerrë në pritë.

Peka: Motra ishte Belinda, vëllai ishte Rama …

Ahmetaj: Nuk ka gjë tani, respekto dhe këtë gjënë time, jam …

Peka: Respektoj dhe publikun që të jemi sa më shumë konkret. Dhe ju kanë nxjerrë ne pritë.

Ahmetaj: Në pritë …

Peka: Edi Rama, Belinda Balluku …

Ahmetaj: Erion Veliaj, mos e harroni. Dhe shiko çfarë bën Erion Veliaj. Veliaj kërcënon Edi Ramën, unë nuk e dija çfarë ndodhte me 5D, me këtë, me atë, si dhe kryeministri nuk dinte çfarë bënte zv/kryeministri. Po ua them tani, Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë. 100%, por ky i dërgon mesazh kërcënimi; unë e di çfarë ke bërë ti. Ky. Të thuash, e di çfarë ka bërë zv/kryeministri, ti e di, ku e ke. Ky nuk ka asnjë firmë, asgjëkundi. Ky firmë ka vetëm tek ulja e borxhit dhe deficiti. Kaq ka firmë ky njeri dhe tek dalja në tregun ndërkombëtar dhe tek sigurimi i financimit të rindërtimit dhe tek ligji i rindërtimit që unë duhet të bëja zero tendera. Dhe kam bërë zero tendera. E dini çfarë i bëjnë asaj Ola Xamës. E masakruan që ta fusin në komplekse. I thonë ke marrë tendera, të ka dhënë Ben Ahmetaj tendera rindërtimi. Ndërkohë që dhe e kanë kompleksuar. Një gazetar nuk kompleksohet, por burri i saj paska marrë nënkontraktime nga kompanitë që kanë marrë tendera tek Bashkia e Tiranës, unë skam bërë asnjë tender rindërtimi. Zero. E kam shënuar vetë në ligj. Pra imagjino Çim Peka, të të them një gjë; sikur unë të kisha bërë IPARD-in. Sikur unë të kisha bërë 5D. Nuk e kanë bërë këta djemtë që janë brenda, 5D. Sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e rrugëve, sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e energjisë. Sikur unë të kisha bërë AKSHI-n. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.

KËRCËNIMI

Peka: Kaq ndikim ka mbi Altin Dumanin sipas jush?

Ahmetaj: Jo vetëm mbi Altin Dumanin, por mbi të gjithë strukturën e drejtësisë. I di me detaje, kemi kohë të flasim me emra dhe mbiemra. Do jemi tek takimi i tretë dhe i katërt, unë nuk ndaloj. Ky është një nga 6 emrat, që nëse më ndodh, del dosja dhe rekordet. Po. As nuk dua të ja di fare.

Peka: Ky është një nga 6 emrat … Edi Rama?

Ahmetaj: Po mo po. Nuk ka rëndësi. Janë 6 emra, që nëse më ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime pse.

Peka: Nëse ju ndodh gjë ju?

Ahmetaj: Po dhe nuk dua të ja di.

Peka: Ju po thoni se diku keni depozituar garancinë…

Ahmetaj: Nuk është garanci, nuk janë të rëndësishme për qytetarët se çfarë kam bërë unë. Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Nuk i shkoj, sepse ajo gjëja është bërë kavaletë. E kupton çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator dhe nuk janë paratë. Kontrata me 1 mln dollarë në muaj dhe andej e këtej. Media e përfshirë. A kam thënë tek intervista që ka një strukturë që ja di krahët, por nuk ja di kokën që praktikisht përfshin politikë-media-incenerator. A doli TCH i përfshirë, Endrit Habilaj. Më vjen keq. Nuk e dua, nuk dua të shoh kënd në situatën që jam. Janë përdorur nga Vjollca Hoxha. Si ka mundësi që TCh nuk flet fare për Eco Parkun. Pse? Ka thënë një ish-krushqia ime se TCH është partizan i antikorrupsionit. Ku e ke? Ka folur 2 muaj për mua. Për asgjë. Janë marrë me jetën time. Pse? Paguar nga inceneratorët, faktet po dalin. Kontratat e shitblerjeve të aseteve të kompanive, i përfshirë drejtori i TCH. Sa herë del ndonjë lajm episodik për mua, TCH nxiton ta nxjerrë, Karlo po, i paguar nga inceneratorët. Të gjithë janë të paguar nga inceneratorët. Edhe ai që ka bërë akuzën e ka deklaruar, ka thënë se më kanë bërë kontratë me Klod Zoton, kanë ngatërruar emrin. Ka bërë me një nga inceneratorët për të më goditur mua. Okej, e bëri, mirë bëri, nuk kam gjë unë me të, është mercenarë.

ECOPARKU

Peka: Ndalojmë tek Ecoparku.

Ahmetaj: Pse nuk e investigon EcoParkun, Dumani. Pse sajon akuza ndaj meje. A nuk i mjaftoi ‘Buka SHA” që është qesharake. A nuk i mjaftoi arrestimi im nga punonjësi i vet, Dumani. Pse vazhdon e kërkon, kërcënon, e ruajtë Zoti, ta ndihmojë Zoti. Pse vazhdon e kërcënon çfarë arsye ka. Do shkojë në të s’ëmës. Do të shkoj në të s’ëmës, por deri atë ditë unë do të bëj këtë gjënë që bëj, me të gjitha mënyrat e mia ligjore. Është shumë kollaj të kalosh në mënyrë të paligjshme derën e shtepisë së një burri. Nuk e di sa e lehtë është të dalësh po kaq kollaj.

Peka: EcoParku, çfarë ka.

Ahmetaj: EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë.

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverice të Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar në rrëfimin e tij për Çim Peka Live se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve famijarë të kryeministrit.

AKSHI

Peka: AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës?

Ahmetaj: Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka nje tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve.

Peka: Ka rënë familja e kryeministrit tek AKSHI në përgjim ambiental…

Ahmetaj: I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë  në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…

TYNELI I LLOGARASË

Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë ëshë një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas…

Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara…

Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit  e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.

Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?

Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.

Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.

Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë.  Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen …

Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.

Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.

Peka: Vazhdojmë…

Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY