Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komentet e Berishës për qeverinë e re: “Piro Vengu, i dënuar në Greqi se braktisi shërbimin ushtarak, Ervin Hoxha, i shkarkuar nga Rama kur ishte drejtor i Hetimit Tatimor”

28/07/2024
Komentet e Berishës për qeverinë e re: “Piro Vengu, i dënuar në Greqi se braktisi shërbimin ushtarak, Ervin Hoxha, i shkarkuar nga Rama kur ishte drejtor i Hetimit Tatimor”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sot ndryshimet thelbësore në qeverinë sockaliste ku u shkarkuan tre ministrat kryesorë të saj.

”Piro kokaina u emërua ministër Mbrojtje, sepse Sinaloa kërkon të sjellë në portet tona, nëndetëset e drogës”, deklaroi Berisha.

PJESË NGA KOMENTET E BERISHËS/ Nuk ka nevojë të komentoj për Taulant Ballën se e kuptoni ju që ja flakën të tjerët.
Por tani kam disa fjalë unë, sepse mediat thonë se u emëruan kandidatura jo politike. Madje pati dhe ndonjë që tha të rinj. U emëruan hajdutë të klasit të parë.
U emëruan hajdutë dhe vetëm hajdutë.
Po marr atë të Financave. Petrit Malaj. Dëgjoni miq, ai kishte disa shkolla nuk mohoj, por problemi i tij ai kishte shkollën më të keqe që mund të ketë njeriu, shkollën e Belindës.
A e kuptoni se pse shkoi në Financa ai, ai shkoi se ka bërë shkollën e Belindës në AKBN.
Po në mbrojtje. Piro kokaina. Piro kokaina është njeriu që u mandatua për të garantuar pasazhin e plotë të kokainës në Portin e Durrësit dhe që kur ka shkuar Pirro aty dhe Taulanti në ministri, në Durrës kanë kaluar tonelata e tonelata dhe nuk është kapur asnjë kilogram kokainë.
Piro kokaina edhe ai është me shumë mbiemra. Mund të quhet edhe Piro Alabari. Sepse merret dhe u mor me operacionin e tmerrshëm korruptiv disa miliardësh të portit të Durrësit.
Por Piro Vengu, dale nga vijnë lidhjet.
Vjen nga ajo familje që firmoste me Kristaq Ramën, varjen në litar, ekzekutimin e kundërshtarëve politik në presidiumin e kuvendi famëzi popullor.
Jo, jo nuk është e thjeshtë.
Piro kokaina miqtë e mi, është një delinkuent i vërtetë. Ai njëlloj si Irena me 4 mbiemra është i dënuar në Greqi sepse ka braktisur shërbimin ushtarak, nuk është paraqitur për shërbim ushtarak.
A mund të imagjinoni ju miq, ministër Mbrojtje një njeri që ja ka mbathur dhe nuk ka kryer shërbimin ushtarak. A ka turp më të madh se ky.
Po pse shkoi ai në Mbrojtje thoni ju. Shkoi sepse Sinaloa kërkon portet për nëndetëset e drogës. Kërkon të sjellë drogën me nëndetëse në brigjet tona dhe duhet të jetë ky, Piro Vengu, Piro kokaina për të garantuar këtë krim të shëmtuar.
Po ai tjetri, Ervin Hoxha.
A e dini ju, ai është shkarkuar me firmë dhe urdhër të Edi Ramës nga detyra.
Si ndodhi thoni ju. Ua them unë. Ishte kryetar i hetimit tatimor dhe shkon e ulet në një resort turistik në Sarandë, zhdepet gjithë natën duke ngrënë dhe në mëngjes ikën pa paguar.
Ankohen si përfundim, Edi Rama thotë ky na e mori fytyrën dhe e shkarkon.
Pra u shkarkua për një darkë që nuk e pagoi dhe emërohet ministër.
Imagjinoni ju se çfarë ka paguar ky dhe çfarë fuqie ka ky i shkarkuari për korrupsion. Ky është famoz.
Ka qenë dhe nëndrejtori i policisë rrugore. E shtriu ryshfetin në çdo kilometër rrugë. Të nderuar anëtar të medieve dhe të respektuar. Këta janë anëtarët e rinj me të cilët u hap Edi Rama. Këta janë jopolitikët që rekrutoi Edi Rama.
Këta janë hajdutë me çizme, secili prej tyre.
Po Mete pse iku. Iku si mec i Arben Ahmetaj, po iku se e kishte mbajtur si manar me vete Arben Ahmetaj dhe e hoqi atë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.