Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hipokrizia e Ramës në Kongres, falje për deputetët e tij injorantë

28/07/2024
Hipokrizia e Ramës në Kongres, falje për deputetët e tij injorantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama kërcënoi sot gjatë fjalës në kongresin e PS, një pjesë të deputetëve të vet se nuk do të jenë në lista për deputet të 2025 për shkak se nuk flasin duke treguar edhe njëherë hipokrizinë e tij, pasi vetë i ka zgjedhur të jenë të tillë, mundësisht injorantë në Kuvend e hajdutë në terren.

“U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qysh se kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë”, tha Rama.

Rama ka pasur parimin e zgjedhjes së deputetëve me ndikim lokal, të tillë si Rrajat, Ndokat e shumë të tjerë, apo propozime të grupeve kriminale si në Shijak, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Mendo tani që kjo racë do të bëjë edhe ligjet, sikur janë zgjedhur për atë aftësi.

Në vijim të fjalimit të tij më Kongres, Rama e etiketoi Berishën, pa i përmendur emrin, si fajtorin për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. E sipas tij, këto probleme në parti janë sjellë edhe në Kuvend.

“Konflikti brutal politik e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi, për të dëgjuar dhe kuptuar se çfarë ndodh dhe mendojnë ato që janë të përfshirë në arenën e saj, si një mundësi për të bërë opuse të mira bashkë me të tjerët dhe jo për të hedhur helm për të tjerët. Ne mund të kemi plot arsye për të thënë se ai konflikt skandaloz, por ne nuk jemi të pafajshëm, përkundrazi dhe faji unë është se nuk jemi burim i atij konflikti, dihet që burimi është tjetër kush, i njëjti që mori peng sa mundi e kurdo mundi Shqipërinë përmes duarve të mbrapshta shqiptare dhe që tani më e ka katandisur Partinë Demokratike në një cistern të ndryshkur helmi që nuk i bën punë as dreqit të vet, i njëjti që e ndot përditë ajrin e jetës politike, i njëjti që helmon përditë turmën e tkurrur, faji ynë është se ne jo vetëm nuk e kemi bërë dallimin me bartësit e konfliktit me atë parlament të shëmtuar, por kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur për ta bërë të qartë këtë dallim”, tha Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.