Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar deputeten Ina Zhupa si zëvendësuese e Flutura Açkës në krye të komisionit të Edukimit pasi kjo e fundit u shkarkua tri ditë më parë.
Por Açka tha se vendosi vet të largohej përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pikërisht një ditë më parë.
”Deklaroj nga sot: Dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik; Largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësinë për Reformën Zgjedhore. Ndonëse u fol për shumë ndryshime dhe për një reformë që do të sillte zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, sërish Rama dhe Berisha kanë tentuar të ruajnë pozitat e tyre.
Palët kanë negociuar nën rrogoz prej disa javësh dhe drafti ka shkuar në Komisionin e Ligjeve në mënyrë të beftë, duke kapur të befasuar dhe deputetët”, shkruan ajo në letër. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/